REP-POP/ Legjenda e pop-it, Michael Jackson! 'Diamanti' i muzikës dhe rruga drejt suksesit

Një nga figurat më të rëndësishme kulturore të shekullit 20, Michael Jackson do të kujtohet gjithmonë si Mbreti i Pop-it sado vite që të kalojnë!

Me performancat që të merrnin frymën dhe zërin e elektrizues, Michael ishte idhulli i çdo njeriu në vitet e arta të karrierës së tij.

Por si ka nisur gjithçka?

E kush do ta mendonte se djali i vogël me kaçurrela pjesë e bandës “The Jackson 5” do të bëhej ylli i pop-it, Michael Jackson!

Ky ishte edhe kontakti i tij i parë me muzikën në moshën 6-vjeçare. 

Pas dita vitesh në një grup me vëllezërit e tij, Michael në vitin 1971, realizoi këngën e tij të parë solo, ndërsa 1972-shi ishte një vit suksesi pasi këndoi “Ben” që u bë numër 1.

Ndërsa diamanti i muzikës, Michael Jackson po ngjiste shkallët e suksesit me shpejtësi, në vitin 1979 shënoi një tjetët “boom” në industri këngën “Of the wall” që u adhurua nga te gjithë.

Viti 1982 ishte historik, si Michaelin ashtu edhe për muzikën në botë! Albumi “Thriller” erdhi rrufeshëm dhe deri më sot është më i shituri në histori!

Dhjetëra çmime i janë kushtuar këtij albumi ndërsa këngët e tij më të njohura janë, Beat it,Thriller dhe sigurisht Bille Jean, këngë e cila frymëzoi artistin e madh të krijoi figurën e kërcimit tepër karakteristike “moonwalk”.

Michael do të mbetet në histori për zërin e tij magjik dhe performancat e tij në skenë që kanë çuar në këmbë të gjithë botën.

Disa vite më vonë “Jackson” realizoi “Bad”, i cili pavarësisht se u përqafua nga njerëzit nuk mund t’ia kalonte shitjeve të “Thriller”.

Në vitin 1991, Michael ka sjell për fansat albumin e titulluar “Dangerous” i cili kishte në fokusin e tij këngë të cilat “godisnin” tematika sociale dhe shoqërore si racizmin.

Specifikisht kënga “Black or White” ka fituar çmimin për këngën më të mirë të atij viti.

Më pas për Jackos erdhi albumi “History” në të cilin ka kënduar këngën “They dont care about us” ose “Ata nuk kujdesen për ne”, duke ia kushtuar atë të gjithë njerëzve me ngjyrë që jetojnë të paragjykuar nga të tjerët.

Kjo ka qenë dhe kënga e fundit që ka performuar ai në skenë 2 ditë përpara se të shuhej.

I diagnostikuar me një sëmundje të rëndë të lëkurës, Michael Jackson humbi jetën nga mbidoza e propofolit e administruar nga mjeku i tij, i cili më vonë u dënua për vrasje pa dashje.

Vdekja e Michael erdhi si një bombë që tronditi të gjithë opinionin publik.  Atë ditë vdiq “Mbreti i Pop-it”...

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush pas zhvillimit të dy Kuvendeve PD do të jetë?



×

Lajmi i fundit

John

SHBA do të shtyjë Gjermaninë që të ndalojë Nord Stream 2 nëse Rusia sulmon Ukrainën