Rep-pop/ 'Pa ty', 'Dujem' dhe 'Dale'! Sa muzikë kanë dëgjuar shqiptarët dhe cilat ishin këngët e preferuara të 2021?

2021 ishte një vit me sfida! Nën pushtetin e COVID-19 dhe varianteve të reja, 2021 ishte një “luftë” e vazhdueshme për mposhtjen e pandemisë.

Por…a do të kishin kuptim lumturia dhe momentet e bukura pa vështirësitë?

Uljet dhe ngritjet e vitit 2021 i kemi shoqëruar me muzikë! Muzikë të trishtë, argëtuese dhe nga ato që të bëjnë të kërcesh deri në mëngjes.

Rep-pop ka krijuar një listë me këngët më të suksesshëm shqiptare të vitit 2021.

“Marr” ishte bashkëpunimi i parë dhe shpresojmë jo i fundit mes Majk dhe Ledri Vulës. Dyshja u bë bashkë me premtimin se do të sillte një hit dhe tashmë kënga numëron mbi 26 milionë klikime.  Kënga “Marr” na ka shoqëruar gjatë gjithë verës së 2021.

Don Xhon ose “fenomeni I karantinës” është bërë për një kohë të shkurtër një nga artistët më të klikuar. Ai arriti të tërhiqte vëmendjen edhe të publikun ndërkombëtar me hitin që bëri bujë në çdo rrjet social në atë kohë. Pas suksesit të madh që arriti, ai realizoi këngën “kokaina” në fillim të 2021, e cila ka arritur të grumbulloj mbi 43 milionë klikime.

Artisti i shumë hiteve efekt Butrint Imeri gjatë 2021 realizoi “Dujem” dhe çmendi fansat fansat. Është I vetmi këngëtarë, i cili arrin majat e suksesit edhe i vetëm, pa bashkëpunime, duke dominuar klikimet në shumë platforma muzikore. Kënga “Dujem” hiti i tij më  I madh gjatë 2021 ka grumbulluar mbi 46 milionë klikime.

2021 ka qenë padiskutim viti I Dafina Zeiqirit. Ajo ka realizuar dhjetëra projekte muzikore si dhe ka publikuar albumin e saj më të ri “Dafinë moj”. Një ndër këngët e saj më te suksesshme të këtij viti qe ka grumbulluar mbi 46 milionë klikime, ishte bashkëpunimi me Cricket “pa ty".

Kalojmë tani në një tjetër këngëtare të suksesshme që me bashkëpunimet e saj të fundit ka thyer rekorde klikimesh! Dhurata Dora është një artiste që shpesh ka bërë bashkëpunime ndërkombëtare dhe ai me “Gims” është një prej tyre. Ata bashkë sollën “Only you”, një këngë që ka mbi 71 milionë klikime.

Një tjetër bashkëpunim i nxehtë I vitit 2021 për Dhuratën ishte ai me reperin Noizy! “MI amore” është një këngë shumë e dashur për publikun që deri më tani ka mbi 61 milionë klikime.  “Mbreti” I viti 2021 në muzikën shqiptare ishte kënga “Dale”.

Bashkëpunim mes Butrintit, Ledri Vulës dhe Kidës ka mbi 77 milionë klikime dhe ka shoqëruar çdo festë tonën nga momenti që është publikuar.

Këto ishin këngët më të suksesshme shqiptare të vitit 2021, po ti ke ndonjë të preferuar?

J.GJ./AV/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës