/ATSH-AFP/ - Republika çeke refuzon kuotat e detyrueshme të refugjatëve kërkuar nga Komisioni Evropian, deklaroi sot kryeministri, Bohuslav Sobotka.
"Praga hedh poshtë çdo përpjekje në kuadër të vendosjes së një mekanizmi të përhershëm për shpërndarjen e refugjatëve. Ne hedhim poshtë çdo vendosje të kuotave", theksoi Sobotka disa orë nga takimi në Bruksel i ministrave të Brendshëm të BE që kërkojnë të gjejnë në përgjigje të përbashkët të krizës së imigracionit.