Republika Çeke kthehet në izolim, për shkak të shifrave rekord të koronavirusit

 Republika Çeke kthehet në izolim, për shkak të shifrave rekord të koronavirusit

Andrej Babej

Qeveria e Republikës Çeke miratoi një sërë masash që e izolojnë vendin, i cili po përballet me shifra rekorde të rasteve me Covid-19.

Kryeministri Andrej Babis tha në një konferencë për media të mërkurën tha se masat, që do t’i mbyllin të gjitha dyqanet jo të domosdoshme dhe do ta kufizojnë lëvizjen e njerëzve vetëm për qëllime të domosdoshme, si puna, familja apo blerja e ushqimeve, do të zgjasin së paku deri më 3 nëntor.

Para së gjithash, ne duhet t’i mbrojmë jetët e qytetarëve”, tha Babis, i cili theksoi se masat e reja do të hynë në fuqi në 22 Tetor.

Vendimi  erdhi pasi Çekia njoftoi të mërkurën se në 24 orët e fundit regjistroi 11,984 raste të reja me koronavirus .

Të mërkurën, zëvendëskryeministri çek, Jan Hamacek, njoftoi se ka dalë pozitiv në testin për koronavirus.

Republika Çeke, vend me 10.7 milionë banorë, ka konfirmuar në total mbi 190,000 raste me koronavirus - mbi 120,000 prej tyre vetëm gjatë tri javëve të para të tetorit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare