Republikanët nominojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Republikanët nominojnë Steve Scalise për kryetar të Dhomës së Përfaqësuesve

Ligjvënësit nga Partia Republikane kanë nominuar Steve Scalise për t’u bërë kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve. Por, tani ata duhet të tentojnë të unifikojnë partinë që ai të zgjidhet gjatë votimit në Dhomë, pas shkarkimit të Kevin McCarthyt nga udhëheqja e këtij institucioni.

Në votimin privat të mbajtur në Kongres më 11 tetor, në garë për nominim ishin Jim Jordan dhe Scalise. Ky i fundit fitoi nominimin me një rezultat të ngushtë.

“Ne kemi shumë punë për të bërë”, tha Scalise pas votimit.

Votimi për zgjedhjen e tij mund të mbahet më së afërmi pasditen e së mërkures.

Javën e kaluar, McCarthy u bë udhëheqësi i parë i Dhomës së Përfaqësuesve në historinë amerikane që u shkarkua gjatë një votimi. Ende është e paqartë nëse ligjvënësit republikanë, mbështetës të ish-presidentit Dinald Trump, të cilët votuan për shkarkimin e McCarthyt, do të votojnë për zgjedhjen e Scalise.

Demokratët pritet të kundërshtojnë nominimin e republikanëve. Që Scalise të zgjidhet në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, duhet që për të votojnë shumica e institucionit prej 435 ulësesh.

“Nuk e di se si do të arrijmë 2018 vota. Do të jetë një javë e gjatë”, tha përfaqësuesi republikan në Dhomë, Troy Nehls

Politikanët e linjës së ashpër votuan për largimin e McCarthyt, pasi ai arriti një marrëveshje me demokratët e Senatit për t’i financuar agjencitë qeveritare.

Zgjedhja e kryetarit të ri vjen në një moment të një krize politike në Dhomën e Përfaqësuesve, vetëm dhjetë muaj pasi Republikanët fituan shumicën në këtë institucion.

Që Scalise të bëhet kryetari i ri i Dhomës, atij i duhet të marrë pothuajse të gjitha votat e republikanëve. Zakonisht kërkohen 218 vota, por aktualisht në Dhomë janë dy ulëse të zbrazëta, duke bërë që pragu për t’u zgjedhur kryetari i ri të ulet në 217./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti

Prostitucion homoseksual në Tiranë, i zbuloi klienti italian! Detaje si policia ra në gjurmët e këtij rrjeti