Republikanët amerikanë dështuan këtë javë që të zgjedhin kreun e ri të Kongresit, duke humbur me tre vota. Është hera e parë në një shekull që kreu i Kongresit nuk zgjidhet që në votimin e parë në sallë.
Kevin Mccarthy nuk arriti të zgjidhej nga kolegët e tij ndërsa republikanët kanë marrë shumicën në Kongres pas zgjedhjeve afatmesme në SHBA. Mccarthy përballet me kundërshtime nga rreth 20 deputetë të konsideruar të ekstremit të djathtë, të cilët e akuzojnë se nuk është konservator aq sa duhet.
Politologët amerikanë shkruajnë se kjo ndarje brenda kampit republikan tregon edhe polaritetin e madh në politikën amerikane, ndërkohë që zgjedhjet janë shtyrë.
Kryetari i Kongresit është një nga pozicionet më të fuqishme në Uashington dhe i dyti në radhë pas presidencës. Kush mban këtë post, kontrollon agjendën e votimit në Kongres, ka dorë mbi Komisionet dhe mbikëqyr punën e përditshme të Kongresit.
Sipas analistëve amerikanë, një proces i zgjatur për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve mund të pengojë shanset e republikanëve për të ngritur shpejt komitete hetimore për të hetuar familjen dhe administratën e Presidentit Biden, diçka që republikanët u premtuan votuesve se do ta bënin.
Sipas kryetari i grupit parlamentar Scott Perry, Mccarthy e ka humbur mundësinë e tij për t'u bërë kryetar, ndërsa shihet si pretendent i mundshëm kongresmeni Jim Jordan, i preferuari i vijës së ashpër konservatore.
*Përgatiti për Shqiptarja.com, Sebastian Zonja
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.3%
-
Jo
19.1%
-
Ndoshta
10.6%
Vota total: 707
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA, republikanët nuk arrijnë të zgjedhin kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve
3 Janar 2023, 20:25
-
KATAR 2022/ Gjesti që tregon mungesë rrespekti, mesfushori amerikan kandidat për trofeun e më të urryerit në Botëror (VIDEO)
26 Nëntor 2022, 11:54
-
Fenomeni 'Hëna e Përgjakur'! Ja ku do të shihet eklipsi i rrallë për gati 1 orë!
11 Maj 2022, 22:56
-
Dezinformoi mbi koronavirusin, Twitter i heq llogarinë personale ligjvënëses republikane
2 Janar 2022, 20:40
-
Ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump vazhdon të mbajë nën kontroll republikanët
15 Shkurt 2021, 10:18
-
Pelosi insiston procesi i fajësimit të Trump duhet të vazhdojë sa më shpejt të jetë e mundur
22 Janar 2021, 10:52
-
Largimi i Trump dhe dilemat e Republikanëve
21 Janar 2021, 09:50
-
New York Times: Trump akuzon të tjerët për bashkëpunim me Kinën, por ai vetë ka synuar hapjen e rrjetit të hoteleve atje (VIDEO)
21 Tetor 2020, 09:55
-
Kërcënojnë të hedhin hije mbi bashkëpunimin për COVID, përplasje SHBA-Kinë-Rusi
25 Shtator 2020, 09:01
-
Maska shpëton jetë, por amerikanët të vështirë për t'u bindur
25 Korrik 2020, 08:25
-
Amerika numër rekord të prekurish në 24 orë, viktimat mbi 136 mijë
12 Korrik 2020, 10:44
-
Libri i ri me kujtime, Fatos Kongoli për ish-persekutorët: Neveri, njërin e kam komshi, s’u hynë gjemb në këmbë!
24 Prill 2020, 14:48