‘Reshje biblike’ në Vlorë si kurrë më parë! Banorët me lot në sy: Tmerr! Mundin e një jete e mori uji! Kaluam natën jashtë, bashkia e policia nuk u përgjigjën

Nënë Liria i ka kaluar të 80-tat por nuk mban mend kurrë më parë përmbytje si e 4 tetorit, kur uji vërshoi në banesën e saj, duke dëmtuar të gjitha orenditë shtëpiake. Sot gjendet në mëshirë të fatit pa asnjë ndihmë, ndërsa mezi qëndron në këmbë.

“Unë jam 80 vjeçe dhe kam operuar syrin. E kam gdhirë në karrige se nuk e lamë shtëpinë se kishim frikë se mos na vinte shiu prapë. Kërkuam policinë dhe bashkinë askush s’na erdhi. Ka dy vite që nuk pastrohet kanali, 100 here u kam dhënë. Ishalla të vijë këtu të kërkojë vota! Rreth orës 4 zuri shiu dhe na erdhi me furi. E dha kanali gjithë këtë punë, kur u mbush kanali doli mbi rrugë, u mbytëm brenda. Të gjitha plaçkat e shtëpisë janë dëmtuar. Notonte frigoriferi në ujë. Është e dyta here që mbytemi, erdhi kryetari herën e parë na dhanë copë letër dhe nuk na i dhanë shpërblimin”.

Të gjitha banesat e kateve të para në lagjen “ 11 Janari” në Vlorë , në zonën e njohur si “ Pusi i Mezinit” janë përmbytur. Me lot në sy, banorët rrëfejnë për Report tv momentet e ferrit kur uji vërshoi në banesa. Të gjitha orenditë shtëpiake janë mes ujit dhe baltës.

“Nga dritaret na erdhi uji, kemi vendos pllaka thasë mbi banjo, ishte vullkan! E pamundur. Thamë veç të na shpëtojnë fëmijët. Është dëmtuar gjithçka, ne s’kemi asgjë në shtëpi”.

Erdhi me furi, ishte rrëke e madhe. Morën fshesën të nxirrnim ujë. U mbush ballkoni, tualeti. Nuk mund të manovronim. Dyshekët i kam nxjerr jashtë. Jemi shkatërrisht. Kam marrë bashkinë dhe nuk na e hapi njeri telefonin. As me sms sna kthyen përgjigje. Nuk kishim energji të vendosnim pompën.

Oriz makarona të gjitha kanë ikur poshtë (qan) nuk dinte nga vinte ujë moj motra ime. Ka ndodhur edhe një vit tjetër, por jo si tani. Ka rënë televizori ën tokë. Kërkuat ndihmë? Me cfarë? Me laraskat të flisnim? Me njerëz nuk flisje dot. Skishim internet as drita. Gjithë natën pa gjumë. Kam 44 vjet në Vlorë gjithë mundi shkoi dëm. Nuk flas dot më....

Jemi tërën natën në ujë dhe në baltë dhe llumin spo e heqim dot. Po të vazhdonte dhe pak shiu do vdisnim fare. A kërkaut ndihmë? Po ca ndihme moj. Opingat e Sheros. Mospastrimi i kanaleve është shkaku. Bënë asfalt aty që të bëhet gjë e bukur. Na kanë shkatërruar, na kanë lënë pa bukë, pa asgjë. Jemi pensionist jemi të sëmurë. Skemi rroba për të veshur. Pensionista jemi. Gjithçka në pushtetin e ujit. U mbytëm thamë, u ngrit fisi erdhi, nga bashkia askush.

Banorët fajësojnë bashkinë që nuk ka pastruar kanalin kullues që sicc shihet në pamje është i mbuluar nga plehrat. Të shkatërruar ekonomikisht dhe të braktisur në fatin e tyre, ata nuk fshehin zhgënjimin ndaj qeverisë dhe bashkisë.

Vetëm fati i ka shpëtuar nga vdekja banorët e lagjes së Kalasë pranë Ujit të Ftohtë. Shkëmbi u shkëput dhe ra në banesat e tyre, teksa gjithë Vlora u përfshi nga reshjet biblike të së premtes. Dy banesa në këtë lagje janë shembur, ndërsa banorët e pastrehë kërkojnë ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet

Përmbytjet në Vlorë kanë lënë pas dëshpërim dhe tek bizneset. Farmacisti Fotaq Veneti përshkruan dëmin e madh që shkon rreth 100 mijë euro.

"Niveli i ujit arriti rreth gjysmë metri brenda farmacisë. Humbja ime mund të jetë rreth 100 mijë euro", thotë ai, ndërsa rrëfen momentet e frikës kur ishte i mbyllur brenda, pa mundur të dalë.

“Kam farmaci. Një dëm shumë i madh, s’mund të them një vlerë fikse por diku tek 100 mijë euro produkte farmaceutike. Qepeni ka qenë i mbyllur për të penguar pjesën e përmbytjes, por duke ditur që ngelëm brenda kemi telefonuar për të dalë jashtë se situata arriti deri në 50 cm ujë brenda. Kemi qëndruar 2 orë brenda. Janë pothuajse 20-50 biznese gjithë kjo rrugë. Kjo është hera e disatë, si një katastrofë”, tha Fotaq Veneti, pronar i një farmacie.

 Një tjetër dëshmi që sjell Report Tv, është ajo e Përparim Çelajt, pronarit të një marketi, i cili tregon makthin e përmbytjes.

"U bllokova në dyqan, nuk dilja dot," thotë ai, duke përshkruar prurjet e mëdha të ujit që e lanë të izoluar në dyqan.

“Gati 5 mln lekë të vjetra dëm, shumë keq situata. Ndodh vit për vit këtu. Hall i madh. U bllokova në dyqan nuk dilja dot. Ishin prurje të mëdha”, tha Përparim Celaj, pronar i një marketi.

Dhembja pasqyrohet edhe në fjalët e pronarëve të bizneseve vogla në rrugën Transballkanike dhe në lagjen “28 nëntori”.

“Dimër për dimër, këtu bëhet det. Jemi të detyruar ta rregullojmë çdo gjë nga vetja. Shteti nuk merr masa. Dëmi mund të jetë 1 milionë lek për pastrime, lyerje minimumi. Po jemi përmbytur nga 20 herë, më kanë vajtur 20 mln lekë, askush s’do t’ia dijë”, thotë ai, me një ndjenjë të thellë zhgënjimi.

“Kam frigoriferët, kanë dalë jashtë loje, plus materialet e tjera. Dëmi shkon tek 5-6 milionë lekë të vjetra. Ca mundëm e lëvizëm, kaq sa arritëm. Ka ndodhur para 6-7 vitesh e njëjta situatë. S’kanë punuar hidrovorët. Mund të jenë 20-30 biznese në këtë zonë. Ti je i pari që vjen, asnjë s’ka ardhur”.

Institucionet nuk kanë bërë ende një bilanc të dëmeve në Vlorë, por të gjithë banorët e varfër dhe ata qe mbajnë familjet me biznesin e vogël kërkojnë nga qeveria dëmshpërblim për pronat e tyre të shkatërruara.

Raportuan për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetarët Armand Xhelili dhe Sokol Dema

G.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenci: 05/10/2024 20:03

    Kur kryetari I bashkise eshte me votat e popullit per disa mbeturina te pa pastruara e sulmojme ?! Ndersa kur e emeron larte madheria ndryshon puna ?! Gjate veres I vendosim flaken mbetjeve dhe gjate Dimrit I permbysim dhe I quajme permbytje biblike ????????

    Përgjigju
  • Artni: 05/10/2024 19:59

    Faleminderit zotit qe nuk pat viktima ne njerez por , me kujtohet si sot qe per disa mbeturina te pa pastruara kryeministri desh ja nxorri syte ish kryetarit te bashkise Vlore ?! Ndersa tani qe eshte zari I tij asnje nuk flet ?! Apo ky eshte krushku I Gramoz Rucit dhe kryeminstri eshte Deputet ne Vlore dhe le te mbyten ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit