Reshje shiu dhe dëbore, Anira Gjoni në Report Tv: Ulje temperaturash gjatë kësaj jave! Ja sa do jenë ato në zonat bregdetare, malore e të ulëta

‘Gjatë kësaj jave temperaturatë do të vijojnë që të jenë të ulëta, ndërsa do të kemi edhe reshje shiu dhe dëbore’, kjo është bërë me dije nga Anira Gjoni, nga Instituti i Gjeoshkencave.

Në një lidhje skype ditën e sotme për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’, në Report Tv me gazetarin Nertil Agalliu, Gjoni u shpreh se nga dita e nesërme do të kemi ndërprerje të reshjeve për tu rikthyer sërish në fundjavë.

Sipas saj, rënia e temperaturave do të fillojë nga dita e enjte.

‘Gjatë kësaj jave presim që të kemi kushte atmosferike të qëndrueshme, do të vijojnë temperaturat e ulëta. Gjatë pasdites së sotme dhe mëngjesin e ditës së mërkurë do të ketë reshje të dobëta në veri dhe juglindje të vendit që do të jetë me intensitet të dobët dhe në zonat malore mbi 800 metër do të jenë në formën e dëborës. Por, do të jenë lokale dhe të dobëta. Nesër presim ndërprerjen e reshjeve dhe do të jenë dy ditë pa reshje. Të enjten dhe të premten do të kemi rënie temperaturash prej 1 gradë”, tha ajo.

Po ashtu, Gjoni bëri me dije se si do të jenë temperaturat për ditën e nesërme në zonat bregdetare, malore dhe ato të ulëta.  

‘Do të jenë temperatura tipike të jenë të kësaj stike. Nesër në bregdet minimalja do të jetë 10 gradë, në zonat e ulëta minimalja do të jetë 6 gradë dhe maksimalja deri në 13 gradë, në zonat malore minimalja  0 gradë dhe maksimalja deri në 7 gradë’, tha ajo.

Gjoni tha se në fundjavë i gjithë vendi do të përfshihet nga reshjet e shiut.  

“Të shtunën dhe të dielën do të kemi rikthimin e reshjeve në të gjithë territorin dhe do të jenë më intensitet mesatar sa i përket veriut dhe jugut të vendit. Përgjatë këtyre ditëve nuk presim problematika për kushtet të motit veç pjesës së temperaturave që do të vijojnë që të jenë të ulëta’, tha ajo.

S.B/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Dyshimet për përdhunim, bien akuzat për Kylian Mbappe për 'prova të pamjaftueshme'

Dyshimet për përdhunim, bien akuzat për Kylian Mbappe për 'prova të pamjaftueshme'