Dita e sotme dominohet nga reshje të shumta shiu e rrebeshe në gjithë vendin, që do të vijojnë edhe përgjatë fundjavës. Qarqet me rrezikshmërinë më të lartë, ku reshjet do jenë intensive janë Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora.
Specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në një intervistë për Report Tv tha se reshjet do të vijojnë gjatë gjithë ditës, duke paralajmëruar për problematika me përmbytjen gjatë mbrëmjes.
“Shkodra, Kukësi, Dibra, Tirana dhe Vlora, por edhe qarqet e tjera në nivele mestarë reshje do jenë intensive. Presim që të kemi një vjeshtë dhe dimër të lagësht, do kemi praninë e reshjeve të shiut, këto reshje me intensitet do vijojnë sot deri pasdite, por efektet e tyre me problematika sa përket përmbytjeve dhe rrëshqitjeve do vijojnë edhe orët e mbrëmjes. Nesër presim të kemi kthjellimin e motit dhe reshje të dobëta lokale, jo problematike, ndërsa për ditën e hënë dhe martë nuk presim të kemi reshje”, tha Gjoni.
Kulmi i stuhisë sot do jetë nga ora 12:00 deri në 18:00 e pasdites.
“Ndërprerja e reshjeve të shiut sjell nesër edhe qetësimin e situatës. Duhet vënë theksi që gjatë ditës së sotme duhet të jemi të kujdesshëm si në qendrat urbane, mos të përballemi me problematikën përmbytjeve lokale, apo në zonat malore përrenjtë mund të sjellin vërshime të shpejta”, vijoi Gjoni.
SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
39%
-
Të gabuar
55.3%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 6317
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na shkatërroi gjithçka! S'iu përgjigjën thirrjeve për ndihmë
5 Tetor, 11:03
-
Përmbytjet shkatërrojnë bizneset në Vlorë, pronari i një farmacie: 100 mijë euro dëm, uji arriti gjysmë metri! Biznesmenët: Shteti të marrë masa
5 Tetor, 09:28
-
Përmbytet Vlora, disa lagje ende nën ujë! Dëme të mëdha në biznese e banesa! 33 familje në konvikt! Ushtria pastron llumin! Dredha: Dëmshpërblim për banesat e prekura
5 Tetor, 07:23
-
Moti i keq/ Vlora nën ujë, 3 orët e frikës dhe kolapsit! Përmbyten rrugë, lagje, qendra historike e spitali! Dëme në biznese e banesa! 33 familje të evakuuara! Kryetari i bashkisë: Situata ishte alarmante! Ushtria në ndihmë
4 Tetor, 15:56
-
U pezullua për shkak të motit të keq, nis lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Italisë! I Barit mbërrin në 13:00, i Ankonës në mesditë
4 Tetor, 08:07
-
Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot
4 Tetor, 07:06
-
Moti i keq në Durrës e Vlorë, pezullohet sot dhe nesër lundrimi për peshkarexhat! Vijon normalisht për tragetet e pasagjerëve
3 Tetor, 10:49
-
Merrni çadrat me vete! Reshje shiu në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot
3 Tetor, 07:10
-
Vranësira kalimtare dhe temperatura deri në 29 gradë, parashikimi i motit
2 Tetor, 07:10
-
Vjeshta e tetorit, me temperatura të freskëta, por edhe diell! Parashikimi i motit
1 Tetor, 15:03
-
Vranësira kalimtare dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot
1 Tetor, 07:09
-
Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për këtë javë
30 Shtator, 07:41