Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një pasqyrë të detajuar të situatës së rrugëve në të gjithë vendin, si pasojë e reshjeve të shiut të cilat kanë ndikuar negativisht, duke qenë se shumë akse rrugore kanë pësuar rrëshqitje dherash e gurësh, si dhe shkëputje të bazmentit të të tyre.

Sipas ARRSh në rajonin Verior Shkodër ka rënie gurësh dhe aluvione në rrugë, që po pastrohen nga firmat kontraktore. 

Në aksin Qafë Mali - Fierzë, ka një shkëputje të trupit të rrugës, në vendin e quajtur Miliska, me një gjatësi 10 ml. Për momentin qarkullimi është i bllokuar, deri në gjetjen e një alternative tjetër kalimi. Edhe në aksin K/Hadroj - Qafë Benë, ka rënie gurësh në rrugë, të cilët po pastrohen me fadromë. Edhe në Rrugën e Kombit, në Strungaj, ka patur një shembje masive për shkak të rreshjeve, por firma kontraktore ka punuar gjithë natën për pastrimin e aksit dhe sot nuk ka probleme në qarkullim.

Në rajonin Jugor Gjirokastër nuk ka problem për qarkullimin. Gurët e rënë nga shirat në disa akse janë pastruar nga firmat. Të gjithë kontraktorët dhe specialistët e kësaj Drejtorie janë në gadishmëri, sidomos në zonat e njohura të rrëshqitjeve, si në Shkallën e Zezë, Rapi i Kuqarit, Lekël – Përmet.
 

Në Tiranë ka patur probleme në aksin Tiranë – Elbasan, si pasojë e rrëshqitjes në Ibë. Rruga ëshë devijuar në aksin e vjetër me një kalim.

Ka probleme ka në akset e Elbasanit dhe konkretisht: Në aksin Cërrik - Banjë ku segmenti Banjë - Drizë është i bllokuar, si pasojë e fryrjes së liqenit të Devollit.  Në Shelcan dhe Derstil në aksin Elbasan - Peqin, ka rrëshqitje skarpatash dhe rruga është me një kalim. Në segmentin Drizë - Gramsh, km 98, është bllokuar një tombino dhe është shembur traseja e rrugës.  

Eshtë bllokuar edhe aksi Elbasan Libarazhd në vendin e quajtur Xibrakë, për se ka rrëshkitur një masiv shkëmbor duke bllokuar rrugën. Po punohet përnormalizimin e situatës.

Edhe në qarqet e tjera ka disa problematika, por ato nuk janë të mëdha pasi nuk kanë ndikuar në bllokimin e ndonjë zone.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)