Reshjet e borës në Kukës, flet për Report Tv banori i fshatit Topojan: Jemi tërësisht të izoluar, kërkojmë të hapet rruga

Për shkak të kushteve të këqija atmosferike dhe reshjeve të dendura të dëborës situata është vështiresuar prej disa ditësh pothuaj në të gjitha qarqet e vendit. Ndërsa, i gjithë vendi është nën pushtetin e dëborës, duket se problematike paraqitet situata sidomos në  veri dhe juglindje të vendit ku disa zona rurale janë izoluar nga trashësia e dëborës dhe ngricat në rrugë. (Lexo këtu) Një ndër qarqet më të prekura ka qenë edhe rrethi i Kukësit, ku mësohet se 6 njësi administrative rezultojnë të bllokuara në këtë qark. Mësohet se fshati Topojan ka qenë një ndër zonat e bllokuara dhe problematike.

Në një lidhje telefonike për Report TV, një nga banorët e fshatit Topojan, Flamur Aliaj ka treguar se prej ditës së djeshme si pasojë e motit të keq dhe reshjeve të dëborës fshati Topojan ndodhet i izoluar  duke vështirësuar situatën për të gjithë banorët e këtij fshati. Ai tha se situata ka qenë problematike për shkak të terrenit të vështirë të rrugës e cila për shkak të reshjeve të dëborës, ka bllokuar qarkullimin dhe lëvizjen e banorëve të këtij fshati. 

Reshjet e dëborës vazhdojnë të bien dhe prej ditës së djeshme fshati ka qenë tërësisht i izoluar. Nuk na ka ardhur askush për ndihmë. Ne kërkojmë nga shteti të hapet rruga sepse ajo është shumë e keqe, akulli është shumë i madh për shkak të ngricave në rrugë. Gjëndja në terren e rrugës është shumë e keqe. Ne kërkojmë të hapet rruga, e cila arrin në një gjatësi prej rreth 4 km. Në këtë fshat ka rreth 130 shtëpi, që për shka të motit të keq kanë mbetur të izoluara. Ne nuk i kërkojmë shtetit as bukë , as ushqime të tjera pasi ne i kemi marrë masat po ama kërkojmë të hapet rruga. Para ca ditësh ka patur ngrica.  Pra, kërkojmë që të hapet rruga dhe të mirëmbahet rrjeti elektrik, në mënyrë që të na sigurohet furnizimi me energji elektrike. Rruga e asfaltit nga Ura e Topojanit deri  në fshatin Breg  është 4 km dhe kjo rrugë bën lidhjen lidhjen e fshatit Topojan me Shishtavecin.

Flamur Aliaj, banor i fshatit Topojan

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?