Reshjet e dëborës/ Akset rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve

Reshjet e dëborës/ Akset rrugore ku nevojitet përdorimi i zinxhirëve

Rrugë e mbuluar nga dëbora

Kjo është situata e fundit me akset rrugore në të gjithë vendin pas rikthimit të reshjeve të dëborës mëngjesin e sotëm.  

Bashkia Shkodër:
Aksi rrugor rural Shkodër-Bregu i Lumit është ende i bllokuar në Malin e Shoshit, ku ka rreth 70 cm dëborë. Po punojnë 2 borëpastruese. Aksi rrugor rural Bogë-Theth është i bllokuar në Qafë Thore, ka mbi 2 metër dëborë. Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Shalë dhe Shosh janë të bllokuara nga dëbora, ku trashësia është rreth 70 cm.

Bashkia Vau Dejës:
Aksi rrugor Drisht-Shllak vazhdon të jetë i bllokuar. Aktualisht po punon 1 fadromë e bashkisë.

Bashkia Malësi e Madhe:
Aksi rrugor rural Gropat e Selcës-Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Fushë-Arrëz: 
Situata në këtë bashki paraqitet e stabilizuar si pasojë e rritjes së temperaturave. Në njësinë administrative Iballë është punuar për zhbllokimin e disa rrugëve rurale në disa fshatra, të cilat vazhdojnë të jenë të bllokuara.

Qarku Dibër:
Akst rrugore nacionale janë të qarkullueshme pa probleme, përveç aksit rrugor Ura e Çerenecit-Steblevë, ku në segmentin Klenjë-Steblevë ka pasur vështirësi nga ngrica. Rrugët rurale të fshatrave të bllokuara që lidhen me qendrat e njësive administrative janë: Fshati Ketë, njësia administrative Xibër, bashkia Klos, si dhe pjesërisht fshatrat e njësisë administrative Muhurr dhe Zall-Dardhë, bashkia Dibër. Punohet per hapjen e tyre

Qarku Kukës:
Në të gjithë qarkun akset rrugore nacionale kanë qenë të kalueshme pa zinxhirë, me përjashtim të aksit rrugor Kryqëzimi Domaj-Draj Reç që është qarkulluar pjesërisht me zinxhirë.

Bashkia Kukës:
Aksi rrugor për në njësinë administrative Arrën vazhdon të jetë ende i bllokuar. Të bllokuara janë një pjesë e rrugëve rurale të fshatrave të njësisë administrative Kalis, Bushtricë dhe Grykë-Çajë.
Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë:
Punonjës 15 dhe 6 fadroma.

Bashkia Tropojë:
Të gjitha qendrat e njësive administrative janë të kalueshme me akset rrugore nacionale. Po punohet për hapjen e rrugëve që lidhin njësinë administrative Lekbibaj me fshatrat saj. Forca dhe mjete të angazhuara nga bashkia dhe firma kontraktore kanë qenë: Punonjës 6 dhe 2 fadroma.

Qarku Gjirokastër:
Akset rrugore nacionale dhe rurale kanë qenë të gjitha të kalueshme normalisht. Rrugët rurale të fshatrave kanë qenë të kalueshme pa probleme, përjashtuar aksin rrugor Kolonjë-Golem që qarkullohet pjesërisht me vështirësi.

Qarku Elbasan:
Bashkia Librazhd:

Të gjitha akset rurale kanë qenë të hapura, përveç rrugës rurale Togëz-Qarrishtë, e cila vazhdon e bllokuar në segmentin Ligavec-Qarrishtë dhe për këtë arsye mbetet i bllokuar edhe fshati Qarrishtë. Në njësinë administrative Orenjë rrugët e fshatit Dranovicë dhe Kostenjë janë të bllokuara, por po punohet për hapjen e tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan