Reshjet e dëborës në Qarkun e Gjirokastrës kishin bërë që mësimi të pezullohej në disa fshatra, ku përfshiheshin edhe ato të Tepelenës. (Lexo këtu) Por sot mësohet se në fshatrat e Tepelenës mësimi do të zhvillohet normalisht, me përjashtim të njësisë administrative Kurvelesh. Kjo e fundit ka kërkesa të vazhdueshme ushqimore për bagëtitë. Në Bashkinë Tepelenë edhe furnizimi me ujë të pijshëm e me energji elektrike rezulton pa probleme.
Lajmi kryesor:
Reshjet e dëborës në vend/ Dibra qarku më problematik, izolohen 5 mijë banorë të fshatit Ostren, mungon edhe energjia











