Reshjet e dëborës të cilat kanë vijuar gjatë gjithë natës në disa zona malore të vendit kanë bërë që në aksin Bogë-Theth trashësia e saj të arrijë deri në 40 centimetra.
Grupet e punës ndodhen në zonë për pastrimin e rrugës dhe mos bllokimin e qarkullimit.
Ndërkohë edhe në aksin Hani Hotit - Dogana Vermosh ka pasur reshje debore gjatë natës në lartësi mbi 1000 m. Dy borëpastruese ndodhen në terren, teksa nuk problem me qarkullimin.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Situata drejt normalizimit, ulet niveli i lumenjve, reshje bore nga veriu në jug! Masive shkëmbore bllokojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë












