Reshjet e dendura/ Kreu i KESH në Report TV: Për 6 ditë, arkëtuam 9 mln euro! E shitëm energjinë 203 € për mega nga 225 që ishte në bursë

TIRANË- Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që Shqipëria të prodhojë mjaftueshëm energji elektrike për të mbuluar nevojat e saj, por edhe kanë shitur duke siguruar 9 mln euro.

Ergys Verdho, kreu i KESH në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, tha se për 6 ditë Shqipëria ka arkëtuar 9 mln euro nga shitja e energjisë e ndërsa ka hedhur poshtë edhe akuzat e opozitës se i ka shitur 4-fish më lirë se çmimet në burg. Ai ka thënë se gjatë kësaj kohe Shqipëria ka shitur energji me 203 euro për mega nga 225 euro që ishte në bursë.

“Në eksport e shitëm 203 euro për mega, bursa ishte 225 euro. Nga e premtja deri sot arkëtimi është gati 9 mln euro. Ky event është shoqëruar me fitime të mëdha, është një gjë e mirë, janë përdorur nga Koman dhe Vau i Dejës se të hënën e kaluar Fierza është mbyllur dhe kanë punuar vetëm 9 agregate, 4 në Koman dhe 5 në Vaun e Dejës. Kemi shitur dhe natën, konsumi i natës është i vogël dhe kur shohim që kemi teprica, është energji e lirë në bursa se s’ka konsum, pra është e lirë dhe nuk ka kërkesë dhe shkuam dhe ne e shitëm 82 euro, ama nuk e lamë ujin të shkarkohet pa fituar lekë. Ndërkohë, sot nga data 26-29 kemi marrë çmime 245 euro për 24 orësh dhe në pikë, 285, pra janë çmime rekord për historinë e KESH”, sqaroi Verdho.

Ai ka sqaruar edhe se si vendoset edhe çmimi i energjisë duke theksuar se nuk përcaktohet nga KESH.

“Ne dalim në ankand online, operatorët ekonomik që kanë shprehur interesin që janë regjistruar që në janarin e kaluar në KESH, ata marrin energji nga të tretë, bëjnë transaksion e energjisë, ne nuk dalim dot në bursë se duhen 1.2-1.5 mld euro, pra mund të blesh energji diku se nuk sjell dot një pozicion transmetimi, këtë risk ne e heqim dhe  ia japim të tretëve që kanë lidhje me prodhues të mëdhenj në rajon dhe aderojmë në bursë, ata vijnë dhe japin çmimin e tyre ka një konkurrencë prej 30 kompanish që ngrenë çmimin për ta marrë fitimin”, tha ai.

Drejtori i KESH ka sqaruar se aktualisht në Fierzë niveli është  278 m, ose 12 metra më shumë nga fillimi i muajit, duke thënë se kjo i ndihmon që t’i përballojnë nevojat pa dalë në import.

“Aktualisht është niveli 278 në Fiezë dhe janë i suprizuar, se nga nëntori janë 12 metra më shumë dhe pretendojmë që ta kalojmë 280 dhe arrijmë mesataren shumëvjecare të muajit dhe na bën më fleksibël më pak për import. 70% e mbulojmë me fuqinë tona, 30% me import”, përfundoi Verdho.

Në fund, akuzave të opozitës, ai i përgjigjet shumë shkurt duke i cilësuar si politike. "Ata janë politikisht korrekt unë jam teknikisht korrekt”, shpjegoi Verdho.

Lajmi në web u përgatit nga gazetarja Brunilda Kazani

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve

Bisedë telefonike mes Putin dhe Erdogan, Kremlini: Në qendër të bisedës ishte rritja e tregtisë mes dy vendeve