Reshjet e dendura të shiut në Kuçovë shkatërrojnë shtëpinë e të moshuarës, 80-vjeçarja del pa lëndime nga banesa

Reshjet e dendura të shiut në Kuçovë shkatërrojnë shtëpinë e të moshuarës, 80-vjeçarja del pa lëndime nga banesa

Reshjet e shiut, të rëna me intensitet të lartë përgjatë dy ditëve të fundit, kanë shkaktuar dëmtime në banesën e një të moshuare në fshatin Pëllumbas i ish/komunës Lumas në bashkinë Kuçovë. Mësohet se 80-vjeçarja Feride Hysaj jetonte e vetme në këtë banesë që u dëmtua, pasi fëmijët janë të martuar dhe jetojnë jashtë shtetit.

Sapo ka vërejtur se diçka po ndodhte me shtëpinë e saj, e moshuara ka dalë jashtë banesës, ndërsa pak minuta më vonë një pjesë e banesës është shembur. Në vendngjarje kanë shkuar inspektorë të policisë së Kuçovës, të cilët po punojnë për të saktësuar shkaqet e dëmtimit të banesës, ndërkohë që e moshuara nuk ka pësuar lëndime dhe është strehuar provizorisht tek të afërmit e saj.

Pritet në vijim çfarë do të bëhet me banesën, që ka pësuar dëmtime dhe paraqet rrezikshmëri shembjeje. Banesa ka dëmtime të verandës, dhomës së ndenjës dhe dëmtim të çatisë në mënyrë të pjesshme si dhe çarje të mureve mbajtës.


Lajmi kryesor:

Korça, Kukësi dhe Dibra zbardhen nga dëbora! Mbyllet Rruga e Arbrit! Ja akset që kalohen vetëm me zinxhirë! ARRSH apel shoferëve: Bëni kujdes


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë