Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë, Veliaj: Ekipet e emergjencës janë në terren, jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë

Shirat e rrëmbyeshëm në Tiranë, Veliaj: Ekipet e emergjencës janë në terren, jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë

Shirat e dendur në Tiranë

Shirat e fortë që kanë mbërthyer Shqipërinë prej orëve të paradites, kanë sjellë disa problematika edhe në kryeqytet.

Veliaj shprehet në rrjete sociale se falë punës së emergjencave çdo rrugë po mbahet nën kontroll ndërkohë që po bëhet monitorimi i çdo zone për të qenë pranë qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë. Ai bën apel që për çdo problematikë, qytetarët të drejtohen tek aplikacioni “Tirana Ime” ose të telefonojnë në numrin 112.

“Prej disa orësh ekipet tona janë në terren, duke punuar për normalizimin e situatës. Shirat e rrëmbyeshëm të stinës kanë sjellë sfida, si thyerja dhe rrëzimi i disa pemëve, por falë punës së palodhur të djemve dhe vajzave të emergjencave, çdo rrugë po mbahet nën kontroll dhe çdo zonë është e monitoruar! Jemi pranë çdo qytetari që ka nevojë për ndihmë!

Ju lutem, për çdo problematikë raportoni tek aplikacioni “Tirana Ime” ose telefononi 112”, shkruan Veliaj.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos