KRUJE - Reshjet e shiut të rëna këto dy ditë, të paralajmëruara nga Policia e Shtetit, si dhe ulja e temperaturave kanë sjellë edhe përmbytje në disa zona të vendit.
Kështu në Krujë më shumë se 30 banesa dhe disa hektare tokë janë nën ujë, ndërsa shkak për këtë është bërë dalja nga shtrati e lumenjve Ishëm dhe Tërkuzë si pasojë e reshjeve, si dhe hapja e digës së Bovillës në Tiranë.
Ndërsa në Vlorë mosfunksionimi i kanalizimeve ka sjellë edhe problematika dhe përmbytje në rrugët kryesore të qytetit bregdetar.
Krujë, 30 banesa nën ujë, shkak bëhen reshjet dhe hapja e Bovillës
Fshati Murci në rrethin e Krujës mëngjesin e sotëm është gdhirë në pushtetin e ujit, teksa më shumë se 30 banesa dhe disa hektare tokë, aktualisht ndodhen nën ujë.
Shkak për këtë situatë janë bërë reshjet intensive të cilat kanë bërë që lumi Ishëm të dalë nga shtrati dhe të vërshojë drejt banesave të banorëve të zonës.
Ndërkohë në përkeqësimin e e situatës mësohet se ka ndikuar edhe hapja e portave të Bovillës në Tiranë, teksa kjo ka ndikuar në rritjen e nivelit të ujit në lumin Tërkuzë dhe më pas në lumin Ishëm.
Kjo situatë sipas banorëve përsëritet sa herë ka reshje intensive, ndërsa shtojnë se instancat përkatese nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre përmbytjeve. Gjithashtu shqetësues është edhe fenomeni i rrëshqitjes së dherave.
Vlorë, mosfuknksionimi i kanalizimeve sjell problematika në rrugë
Kanë mjaftuar vetëm tre orë shi që uji të mbante peng të gjitha rrugët kryesore në qytetine Vlorës. Zonat më problematike kanë qënë lagjet "Pavarësia", "28 nëntori" dhe zona e Skelës, ndërsa mosfunksionimi i kanalizimeve është shkaku kryesore për këtë situatë.
Rrugët kanë qënë të pakalueshme për këmbësore, ndërsa kaosi në trafik në nuk ka munguar.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO