Reshjet e rëna  këtë të dielë kanë shkaktuar probleme të lagështirës në rrugë cka krijuar vështirësi në qarkullim.

Në njoftimin për mediat policia rrugore porosit te gjithë drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë qarkullimit në akset rrugore për shkak të lagështirës në rrugë, çka ka vështirësuar rrjedhshmërinë e trafikut.

Sa më sipër, Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhetimit:

- Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta

- Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës

- Të përdorin rripat e sigurimit në mjete, kaskat mbrojtëse në motoçikleta 

- Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve

- Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve

- Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor.

Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Për shkelësit e normave të sjelljes gjatë drejtimit të automjetit, Policia Rrugore do të marrë masat administrative maksimale ndaj tyre.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com