Reshjet e shumta të shiut të javëve të fundit nuk u shoqëruan me pasoja në ujëmbledhësat e rrethit të Vlorës.
Drejtori i Bordit të Kullimit për Qarkun e Vlorës, Apostol Qirko, tështë shprehur se gjendja ka qenë nën kontroll të plotë, pavarësisht se intensiteti i reshjeve ka qenë i lartë dhe prurjet e ujrave gjithashtu.
Sipas tij, në përputhje me rregulloret përkatëse, në vazhdimësi janë mbajtur nivele optimale të ujrave në 7 ujëmbledhësat potencialë që ndodhen në të gjithë rrethin, ku përfshihen ata të Panajasë, Babicës, Kallafetit, Koculit, Vllahinës, Azvanës, Tetës e Kaninës.
Nga ana tjetër për të ruajtur një situatë normale, është ndjekur me vëmendje gjithë panorama e ndryshimit të parametrave, duke mos përjashtuar edhe mundësinë e zbatimit të një rregjimi të përshtatshëm të shkarkimit të këtyre ujëmbledhësave në ato raste kur do të vlerësohej se duhet të bëhej një veprim i tillë, me një sasi dy herë më të vogël se ajo e prurjeve. Por, gjithsesi, kjo praktikë nuk u shfaq si domosdoshmëri, ndërkohë që grupet e punës qëndronin vazhdimisht në terren për të kontrolluar situatën.
Pas problemeve të shumta që u krijuan në zonën e komunës Novoselë, aktualisht po punohet për pastrimin dhe vënien në funksion të plotë të të gjithë sistemit të shkarkimit dhe kullimit të ujrave. Këtu përfshihen edhe hidrovorët e Akërnisë dhe Orikumit të cilët dëshmuan parametra të kënaqshëm gjatë situatës së përmbytjeve të ditëve të fundit.
Në rrethin e Vlorës janë ndërtuar 40 km argjinatura, prej të cilave një pjesë janë detare në zonën e Orikumit, 20 km në jug të Vlorës dhe Panajasë, 10 km në veri të qytetit.
Po ashtu, janë ndërtuar argjinatura përgjatë shtratit të lumit Vjosë në zonën e komunës Novoselë, me gjatësi të përgjithshme prej rreth 8 km.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com