TIRANE- Stuhia me reshje të dendura shiu dhe me erëra të forta, gjatë natës por dhe ditës së sotme, që përfshiu një pjesë të mirë të vendit, kanë shkaktuar dëme dhe probleme në disa qytete. Në Elbasan ka pasur rrëshqitje dherash, duke bërë të rrezikshëm lëvizjen e automjeteve në segmente të rëndësishme si Qafë- Thanë- Librazhd, Librazhd- Elbasan. Ndërkohë që në Lezhë në fshatin Barbullojë janë përmbytur disa shtëpi. Probleme ka pasur në Malësinë e Madhe, në Fier, Vlorë, Durrës, Berat, Korçë, dhe në akset Fier-Lushnje dhe Gjirokastër-Tepelenë.
BERAT, PERMBYTEN LAGJET DHE RRUGET
Reshjet e mëdha të shiut të rëna me mjaft intensitet gjatë ditës së sotme kanë përmbytur për minuta të tëra rrugët e këtij qyteti. Shiu i nisur gjatë ditës, por i shtuar me mjaft intensitet ka përmbytur rrugën kryesore të lagjes “ 30 Vjetori”, kthesën përpara gjykatës së këtij qyteti, rrugën kryesore të lagjes “ 22 Tetori”, si dhe qendrën e qytetit te Beratit. Bllokimi i kanaleve të ujërave të bardha janë bërë sërisht shkak që uji të vërshojë në rrugë duke përfunduar në disa pjesë të rëndësishme të aksit Uznovë-Kombinat dhe në trotuare. Tregtarët ambulantë të këtij qyteti, si dhe drejtuesit e mjeteve kanë qenë të parët që janë përballur me vërshimin e menjëhershëm të ujit pas bllokimit të pusetave. Vetëm pasi kanë pushuar reshjet e shiut situata është normalizuar, ndërkohë që ky është një problem i njohur në këtë qytet sa herë që ka reshje shiu me intensitet.
BLLOKOHET PER 3 ORE AKSI GJIROKASTER-TEPELENE
Koha mjaft e keqe që ka përfshirë jugun e vendit, nuk ka kaluar pa pasoja sidomos tek rrugët të cilat kanë qenë të uzurpuara nga përmbytjet. Për gati tre orë, rruga Gjirokastër-Tepelenë, ka qenë e pakalueshme për automjetet përveçse një rripi të ngushtë që lejonte vetëm kalimin me vështirësi në një korsi. Shkarja e dherave në zonën e Urës së Leklit dhe në zonën e Shkallës së Zezë në kufirin administrativ mes Tepelenës dhe Gjirokastrës, ka krijuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve, në të dy anët e rrugës. Gure dhe shkëmbinj të diametreve të ndryshëm, kanë rrëshkitur nga lartësitë duke bllokuar qarkullimin normal të automjeteve, poshtë rrugës. Përgjatë 24 orëve të fundit, shirat kanë shkaktuar përmbytje të konsiderueshme në të gjitha hapësirat fushore të Gjirokastrës, duke rikthyer situatën e tre viteve të shkuara, kur qarkullimi në aksin Gjirokastër-Tepelenë në kohë me rreshje të rrëmbyeshme, ka qenë i pamundur. Mjetet e largimit të dherave nga Drejtoria e Rrugëve të rrethit të Gjirokastrës dhe të Tepelenës, kanë mundur të lokalizojnë situatën në orët e para të drekës ku u arrit të çbllokohej rruga në dy zonat problematike. Ndërsa pjesa hyrëse në qytetin e Gjirokastrës, ka qenë tërësisht e pamundur sidomos për mjetet e vogla si pasojë e përmbytjes së zonës fushore. Është pritur gati tre orë që qarkullimi në këtë zonë të normalizohet, ndërkohë që ujërat në të katër anët e qytetit kanë vërshuar pambarimisht, duke i kthyer rrugët e gurta në zonën malore të qytetit, në lumenj dhe përrenj. Përmirësimi i kushteve atmosferike aty nga orët e mbasdites, ka rikthyer normalitetin e munguar përgjatë mesditës së sotme në qytetin e gurtë.
PERMBYTET SEGMENTI FIER-LUSHNJE
Shirat me intensitet të lartë, të cilat kanë nisur mbremjen e djeshme dhe kanë vazhduar edhe sot në mëngjes prej disa orësh në qytetin e Fierit kanë krijuar probleme të shumta, si në rrugët kryesore të qytetit ashtu dhe në përmbytje të tokave bujqësore, ndërkohë për shkak të mungesës së kullimit të tokave, ujitja e tyre kanë mbushur nje segment rrugor të autostradës Fier-Lushnjë. Gjithsesi rrugët kryesore të qytetit të Fierit janë të mbushura me ujëra. Kjo ka bërë që lëvizjet e mjeteve të jenë shumë të ngadalshme. Kjo ka ardhur dhe nga mosfunksionimi sa duhet i pusetave, të cilat në rrugë kishin krijur një pellg të madh duke krijur më shumë probleme në trafik dhe në lëvizjen e mjeteve.
Ndërkohë ajo që vlen të përmendet dhe që ka qenë më serioze dhe alarmante është bllokimi i automjeteve që kalojnë në autostradën Fier- Lushnjë. Në vendin e quajtur Mbrostar ku lidhet rruga nacionale me autostradën një segment prej 300 metrash ishte përmbytur nga ujërat duke e bërë të pakalueshme nga mjetet. Këto të fundit në këto kushte kanë kaluar në rrugën e vjetër nacionale, atë të rrugës Fier-Kolonjë. Edhe pse në këto kushte shumë drejtues mjetesh, ata më të guximshit kanë tentuar të kalonin por e kanë pësuar pasi mjetet e tyre rrezikoheshin të binin në kanalin kullues, që për shkak të mbulimit nga shirat ishte bërë i padukshëm. Përballë kësaj gjendje prefektura e Fierit ka mbledhur Shtabin e Emergjencës dhe ka shpërndarë anëtaret e shtabit në ato vende ku problemet kanë qenë më të mëdha.
ELBASAN, TRAFIKU I PAKALUESHEM
Një katrahurë e vërtetë trafiku sot në qytetin e Elbasanit. Pavarësisht reshjeve të shumta të shiut që kanë qenë të pranishme mbrëmjen e djeshme e gjatë gjithë ditën e sotme ku ka pasur vetëm disa zona problematike, ajo çka të bie më shumë në sy sot në këtë ditë me shi është trafiku i pakalueshëm, sidomos gjatë pikut të tij. Prania e pakët e forcave të policisë dhe mosfunksionimi i semaforëve e kanë kthyer qytetin e Elbasanit në një Kandahar të vërtetë. Pjesët më problematike janë kryqëzimi te “1 maji”, rreth-rrotullimi tek posta, rruga përpara bashkisë dhe “Rruga me blina” (ose siç njihet ndryshe rruga e universitetit).
KORÇE, KAOS NE TRAFIK
Edhe në Korçë kanë mjaftuar vetëm disa orë reshje shiu që disa prej rrugëve dhe bulevardeve kryesore të qytetit të Korcës të përmbyten duke krijuar një kaos në trafik. Më problematike prej orëve të para të mëngjesit për lëvizjen e qytetarëve dhe qarkullimin e automjeteve janë paraqitur unaza, bulevardi ”Fan Noli”, si dhe kryqëzimi tek vendi i quajtur trekëndshi. Nënkryetari i Bashkisë Korçë Sotiraq Filo ka mohuar faktin që përmbytjet në qytet të lidhen me mosfunksionimin e pusetave, duke deklaruar se gjithçka ndodh për shkak të daljes jashtë funksionit prej disa vitesh të kanalit të Gjancit. Për të shmangur përmbytjet në rrugët e qytetit sipas nënkryetarit të bashkisë, Korcë Sotiraq Filo u hartua dhe një projekt për vënien në punë të përroit të Mborjes, i cili nuk u vu asnjëherë në zbatim për shkak të kostos financiare të tij.
Ndërkohë që moti pritet të përkeqësohet edhe më shumë deri në marrjen e masave për një zgjidhje përfundimtare nga të gjitha institucionet përkatëse, rrugët e qytetit të Korçës do iu ofrojnë qytetarëve pamjen e lumenjve.
LEZHE, PERMBYTEN DHJETERA BANESA
Me dhjetëra banesa si dhe qindra hektarë tokë bujqësore janë përmbytur në disa zona të Lezhës pas reshjeve të shiut, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa kryesisht në fshatin Barbullojë të komunës Kolsh. Megjithëse intensiteti i reshjeve nuk ka qenë i lartë, mungesa e energjisë elektrike në hidrovore është bërë shkak i përkeqësimit të situatës, për të cilën kërkohet ndërhyrje e menjëhershme. Banorët e zonave të prekura nga këto përmbytje kanë bërë të ditur se ky është rasti i parë që me pak reshje shiu të shihet ky nivel uji në tokat dhe shtëpitë e tyre, gjë e cila u ka shkaktuar dëme të konsiderueshme kryesisht në bujqësi dhe blegtori.
Përmbytjet në Barbullojë por edhe në disa zona të tjera si në Adriatik të Kurbinit, fushën e Torovicës dhe Tales në Lezhë kanë nisur menjëherë pas reshjeve të shiut dhe shkak i kësaj situate janë bërë konkretisht mos funksionimi i hidrovoreve në këto zona.
BLLOKOHEN 80 BANORE NE MALESINE E MADHE
Afro 80 banorë në fshatin malor Makaj në komunën Shkrel të rrethit të Malësisë së Madhe kanë mbetur të izoluar si pasojë e reshjeve të shumta gjatë ditëve të fundit. Mungesa e një ure në këtë fshat ka bërë që izolimi i tyre të zgjasë për disa ditë. Sipas banorëve të zonës fëmijët e kanë të pamundur frekuentimin e shkollës, ndërkohë që të rriturit nuk kanë të mundur të realizojnë veprimtaritë e tyre të përditshme.
Në një situatë të tillë është e domosdoshme ndërhyrja e pushtetit vendor duke qenë se dimri sapo ka trokitur. Ndërkohë që reshjet e shumta të shiut kanë sjellë shqetësimet e para në rrethin e Malesisë së Madhe veçanërisht në infrastrukturë ndërsa probleme ka edhe me ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike. Duket se reshjet e dendura të këtyre 3 ditëve të fundit të muajit tetor kanë krijuar një situatë të rënduar veçanërisht në qytetin e Koplikut, i cili edhe më herët ka përjetuar situatë kaotike si rezultat i rikonstruksionit me ritme tejet të ngadalta në rrugën kryesore të qytetit.
ELBASAN, RRESHQITJE DHERASH
Shiu i rrëmbyer dhe erërat e forta kanë bërë që lëvizja në disa akse nacionale të rrethit të Elbasanit të jetë i rrezikshëm për shkak të rrëshqitjeve të dherave. Ka pasur përmbytje të rrugëve edhe brenda në qytet. Eshtë përmbytur rruga tek kryqëzimi i 1 majit, në unazën juglindore të qytetit. Në rrugë ka ujë, por është e kalueshme me vështirësi. Nga era e fortë janë rrëzuar edhe disa pemë në disa fshatra.
Probleme paraqiten edhe në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Në fshatin Paulesh që ndodhet buzë rrugës Elbasan-Peqin ka rrëshqitje gurësh, si pasojë janë shënuar vështirësi në qarkullimin rrugor. Aksi Elbasan-Librazhd paraqitet problematik, pasi tek Ura e Murrashit në Librazhd ka rrëshqitje gurësh dhe dherash. Aksi nuk është i bllokuar plotësisht, por kalimi bëhet vetëm në një krah. Dherat kanë mbuluar disa pjesë të rrugës.
Kjo është një situatë e përsëritur në kohë shirash, pasi edhe para disa ditësh në të njëjtën aks pati rrëshkitje dherash dhe gurësh.Gjithashtu edhe disa zona të thella të Librazhdit kanë probleme, kështu në fshatin Lunik për shkak të shiut dhe të shpyllëzimit të fshatit ka rrëshqitje dherash.
GJIROKASTER- TEPELENE, RRESHQITJE DHERASH
Në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë në vendin e qujatur Ura e Leklit rreth orës 09: 30 minuta ka rënë një masiv dheu, rruga kalohet me vështirësi vetëm në njërin kah. Po shkojnë fadroma për ta hapur.
VLORE, ERA DEMTON DEKORIN E ZBUKURIMEVE TE QYTETIT
Në Vlorë nuk ka mbërritur trageti i linjës Vlorë-Brindizi. Erërat e forta kanë shkaktuar dëmtime të dekorit të zbukurimeve të qytetit me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Moti i keq ka shkaktuar vonesa të trageteve në portin e Durrësit. Nuk janë nisur akoma tragetet e orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Trageten nga Bari janë nisur me 9 orë vonesë. Në Durrës deti paraqitet 6 ballë, për pasojë nuk kanë dalë në det as anijet dhe as peshkarexhat. Autoritet portuale deklarojnë se në ujërat ndërkombëtare deti është 8 deri në 9 ballë.
DURRES, VONOHEN TRAGETET
Moti i keq ka shkaktuar vonesa të trageteve në portin e Durrësit. Nuk janë nisur akoma tragetet e orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme. Tragetet po përgatiten të nisin lundrimi. Në Durrës deti paraqitet 6 ballë, për pasojë nuk kanë dalë në det as anijet dhe as peshkarexhat. Autoritet portuale deklarojnë se në ujërat ndërkombëtare deti është 8 deri në 9 ballë.
(Lajmi u publikua fillimisht në orët 08:10 dhe u përditësua në vazhdim)
(sg/eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com