Reshjet e fundit kanë shkaktuar rënien e gurëve dhe dherave në Qafa e Vishës, duke bllokuar njërin krah të rrugës dhe duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve.

Sipas informacioneve nga zona, masivi i gurëve është shkëputur nga shpati përreth dhe ka përfunduar mbi asfalt, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Drejtuesit e mjeteve janë të detyruar të lëvizin me kujdes dhe me shpejtësi të reduktuar, pasi rruga është ngushtuar ndjeshëm.

Autoritetet pritet të ndërhyjnë për pastrimin e segmentit dhe rikthimin e normalitetit në qarkullim.


Lajmi kryesor:

Reshjet e dendura të shiut! Përmbytet shëtitorja në Himarë, prani të ujit në disa banesa! Rrëshqitje gurësh 'Qafën e Vishës' bllokohet njëri krah i rrugës