Shqipëria është përfshirë nga moti i keq që prej ditës së djeshme, teksa janë raportuar problematika të shumta, për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Kritike vijon të paraqitet situate në Urën e Mifolit në Vjosë.
Për shkak të reshjeve, aktualisht, niveli i prurjeve ka arritur në kuotën e 7.2 metrave.
Strukturat mbeten në gatishmëri.
Lajmi kryesor:
Moti i keq/ Vjosa del nga shtrati në Mifol, niveli arrin në 9 m! Aksi Qukës-Qafë Plloçë bllokohet plotësisht nga rrëshqitja e dherave! Përmbytje në Pogradec e Obot








