Reshjet, MPB: Drini i Zi rrezikon të
dal nga shtrati, Lezha problematike
PDF/ARRSH:Ja gjendja e rrugëve

Reshjet e dendura te shiut po vijojne me intensitet te larte pothuajse ne te gjitha qarqet e vendit, duke rrezikuar daljen e lumenjve nga shtrati. Sipas raportimeve me te fundit nga Ministria e Brendshme e cila po monitoron ne vijimesi problematikat e krijuara si pasoje e reshjeve, gjendja me kritike paraqitet ne qarkun e Dibres dhe Lezhes.

Nga reshjet e dendura, Lumi Drin i Zi rrezikon te dal nga shtrati per shkak te shembjes se argjinatures ne fshatin Gjorice e Poshtme. Sipas MPB-se lumi Drin eshte tejet i fryre dhe rrezikon daljen nga shtrati. Per t'u ardhur ne ndihme banoreve, jane angazhuar forcat e Policise se Shtetit, nderkohe qe pritet edhe mberritja e forcave te ushtrise, per te evakuuar banoret ne rast se Drini del nga shtrati, ç'ka do te sillte deme te pallogaritshme ne te gjitha fshatin.

Po ashtu edhe ne Fushe-Bulqize, disa banesa rrezikonje te permbytjen per shkak te vershimeve te perronjve. Situata problematike vijon te jete ne Qarkun e Lezhes, ne fshatin Pllane, te njesise Zejmen, ku deri tani jane evakuuar rreth 15 familje.

Ora 20:30 Shirat e rrëmbyer që kanë pushtuar vendin kanë sjellë probleme edhe në qytetin e Vlorës.
Deri më tani, nën ujë gjenden rrugët lidhëse me bulevardin Vlorë-Skelë , ajo e lagjes Pavarësia , 28 e 29 nentori , një pjesë e lagjes 1 dhe 24 Maji.

pembytje vlore
Aktualisht hidrovori i Vlorës dhe i Akërnisë janë në funksion të plotë, ndërsa pa energji elektrike kanë mbetur zonat e Rradhimës dhe Orikumit.

pembytje vlore
Po ashtu dhjetra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë për shkak të vërshimit të përrenjve.

pembytje vlore

Argjinatura e Vjosës ka pësuar disa dëmtime në afërsi të fshatit Armen.

permbytjet vlore

Ora 20:00  MPB: Situata e reshjeve drejt përmirësimit
Sipas raportimit më të fundit të Minitrisë së Punëve të Brendshme, situata e krijuar nga reshjet e shiut është duke u përmirësuar, si rezultat i uljes së intensitetit të reshjeve dhe tërheqjes së ujit nga hidrovorët, të cilët janë të gjtiha në punë me kapacitet të plotë.
 
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se situata e orëve të fundit në disa prej qarqeve të goditura nga përmbytjet e ujërave, po stabilizohet dhe po vjen në përmirësim gradual. Ulja e intensitetit të reshjeve dhe puna e hidrovoreve ka sjellë një ulje të nivelit të ujërave.
 
Ndërkohë në zonat problematike dhe me rrezik, janë marrë masat për evakuimin e banorëve, sigurimin e argjinaturave, ose vendosjen e inerteve në pikat e përmbytjeve pranë lumenjve.
 
Në bazë të informacioneve të fundit, deri në orën 20:00 situata paraqitet:
 
Qarku Elbasan
Rezervuari i Millës, i cili paraqiste problem para disa orësh, tani është vënë në kontroll. Por ka ende prurje të larta të përrojit të Zaranikës dhe të lumit Shkumbin.
 
Qarku Lezhë
Në qarkun Lezhë intensiteti i reshjeve ka rënë dhe uji po largohet nga qyteti.
 
Bashkia Vlorë
Rruga e tunelit të Ujit të Ftohtë është hapur dhe qarkullimi po vijon normalisht. Ndërkohë ka rënë pak intesiteti i rreshjeve.
 
Lushnjë & Divjakë
Në Lushnjë po punohet për forcimin dhe mbajtjen e argjinaturës së lumit Shkumbin. Të gjithë strukturat janë në terren. Për shkak të vërshimit të ujërave njoftohet se treni i udhëtarëve të linjës në orët e pasdites, u kthye mbrapsht për në Rrogozhinë.
 
Qarku Dibër
Njoftohen prurje të larta të lumit Drin, ndaj po hidhen inerte në argjinaturën pranë fshatit Gjoricë.  Në terren ndodhen forcat e policisë, mjetet e ushtrisë, të cilat janë në gatishmëri për çdo situatë emergjence.
 
Bashkia Durrës
Në qytetin e Durrësit janë vërejtur disa zona të përmbytura, kryesisht afër stacionit hekurudhor.
 
Bashkia Shijak
Në këtë Bashki ka pasur shumë prurje të lumit Erzen dhe për këtë arsye janë evakuuar 11 familje që rrezikoheshin të përmbyteshin.
 
Bashkia Kavajë
Si rezultat i reshjeve, është krijuar një situatë e rëndë dhe shqetësuese nga prurjet e përrenjve Leshniqe dhe Draç, në rrjedhjen e fundit të të cilëve, është krijuar përmbytje në fshatin Qerret të njësisë administrative Golem dhe në fshatin Rrrikaj të njësisë administrative Synej, bashkia Kavajë.
Nga prurjet e ujit të këtyre përrenjve janë përmbytur shumë shtëpi si dhe tokat bujqësore të kësaj zonë. Bashkia Kavajë mori masat e nevojshme për evakuimin e banorëve nga shtëpitë e përmbytura duke i sistemuar nëpër familje të tjera, si dhe është dhënë urdhër që këto familje të sistemohen në zyrat e njësive administrative apo në shkollat e fshatit.

Situata po ndiqet nga Shtabet e Emergjencave si dhe nga strukturat e Policisë së Shtetit.
 
Shtabet e Emergjencave në qarqet që kanë probleme, janë duke monitoruar dhe punuar me të gjitha strukturat e specializuara.
 
U bëjmë përsëri apel qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.


Ora 18;30 Përmbytjet në Lezhë, nënstacioni elektrik rrezikohet të përmbytet
Që prej mëngjesit të sotëm janë stacionuar forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur mospëmbytjen e tij.

Gjatë ditës së sotme janë evakuar 12 familje nga forcat zjarrfikëse në fshatin Pllanë pasi niveli i ujit vijon të jetë i lartë në banesa.

Lumi është në kuota maksimale duke rrezikuar të dalë nga shtrati në disa vende.

Reshjet po vijojnë të bien sërish me itensitet.
 
 
Ora 17.40 Shembet një banesë në Kurbin, evakuohen 12 familjarët
Një banesë ku jetonin 12 anëtarë të një familje në fshatin Fushë-Kuqe të Kurbinit është shembur si pasojë e reshjëve të dendura të shiut. Ngjarja ka ndodhur paraditen e së mërkures, ndërsa fatmirësisht sapo kanë vërejtur çatinë duke rënë,  famijarët kanë dalë nga banesa duke evituar rrezikun që ju kanosej.

shembet banesa kurbin
Në terren kanë mbërritur menjëherë Drejtuesit e Emergjencave civile të nënprefektures së Kurbinit të cilët kanë evakuar pjestarët e kësaj familje, duke ju gjetur strehim në një ambjent tjetër.

Ora 17:20  Rrëshqitja e dherave, bllokohen në Fierzë 20 punonjës të OSHEE
20 punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë bllokuar në mes të rrugës teksa shkonin për në Fierzë për të riparuar një difekt që çoi në ndërprerjen e energjisë për disa abonentë.

Punonjësit janë bllokuar në aksin rrugor Qafë Mali-Barjam Curri dhe shkak për bllokimin e tyre në rrugë është bërë rrëshqitja e dherave nga skarpata anësore e rrugës.

Ora 17.00 Rrëshqitje masive dheu në aksin Qafë Mali-Fierzë
Reshjet e denura të shiut kanë sjellë probleme në aksin Qafë Mali-Fierzë, ku ka patur rrëshqitje masive dheu, duke sjellë bllokimin e qarkullimit. ARRSH ne permbledhjen e situates se qarqeve u bën thirrje banorëve të kësaj zone që  të shmangin lëvizjen në këtë sengment, ndërsa po punohet për lirimin e tij.

Në aksin Rrëshen-Tuneli Thirrës, në vendin e quajtur Strungaj, ka shembje masive dheu, por firma kontraktore ka ndërhyrë dhe po punohet për normalizimin e trafikut. Qarkullimi nuk është i bllokuar. Po ashtu rënie gurësh ka patur edhe në aksin kthesë e Hadroj - Qafë Benë, por pas ndërhyrjes rruga është pastruar dhe ka filluar lëvizja e mjeteve.

Ora 15.30 Situata sipas MPB në Lezhë, Durrës e Dibër deri në orën 15.30
Qarku Lezhë

Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, bashkia Lezhë, si pasojë e reshjeve janë evakuar 10 familje nga FNSH Shkodër dhe punonjësit e Policisë Lezhë. Janë duke u evakuuar dhe 4 familje të tjera.
Rruga e Kombit në sensin lëvizës Kukës - Rrëshen është e bllokuar si shkak i rënies së inerteve. Lëvizja e automjeteve po kryhet me një sens kalimi dhe nën monitorimin e Policisë Rrugore.
Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, Bashkia Laç, është normalizuar situata për shkak të pushimit të reshjeve. Aktualisht ka prezencë uji vetëm në disa sipërfaqe të tokës bujqësore.
 
Qarku Durrës

Në Fushë-Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm, situata është drejt normalizimit.  Prezencë  uji ka vetëm në sipërfaqe të tokave bujqësore. Në terren janë forcat e Policisë së Shtetit, administratori i zonës dhe punonjës të bashkisë Fushë-Krujë.
 
Qarku Dibër
Rrezikohet argjinatura e lumit Drin në fshatin Gjoricë e Poshtme të bashkisë Bulqizë. Në vendngjarje forcat e Policisë së Shtetit. Pritet mbërritja e forcave ushtarake për të bërë të mundur punimet në argjinaturë dhe evakuimin e banorëve nëse situata do të jetë kritike. Aktualisht lumi Drin është tejet i fryrë dhe rrezikon daljen nga shtrati.
 
Në Fushë-Bulqizë rrezikohen disa banesa nga fryrja e një përroi, i cili është fryrë nga reshjet e shumta që kanë rënë. Në vendngjarje po punojnë forcat e bashkisë dhe një mjet eskavator që po bën të mundur hapjen e kanaleve. Situata po shkon drejt normalitetit.
 
Nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohen probleme për shkak të kushteve të motit. Gjithashtu u kërkohet qytetarëve që për të gjitha rastet e emergjencave të telefonojnë në numrin 129 të policisë së Shtetit apo në numrin 128 të Shërbimit zjarrfikës.
 
Ora 12:00 Ministria e Brendshme: Ja situata deri në orën 12 në qarqet kryesore
Pas reshjeve të shiut me intensitet të lartë që kanë përfshirë të gjithë vendin situata vijon të monitorohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile e cila po koordinon veprimet me të gjitha Institucionet dhe strukturat operacionale në terren. Forcat e FNSH në gjithë vendin janë në terren në ndihmë të banorëve. 

Qarku Lezhë. Në fshatin Pllane, njësia administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, si pasojë e fryrjes së përroit të Malbardhës rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Lezhës.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve kanë shkuar forcat e FNSH-së dhe policisë lokale.

Në fshatin fshatin Fushë Kuqe, njësia administrative Fushë Kuqe, bashkia Laç, si pasojë e reshjeve rrezikohen disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Laçit.



Qarku Durrës. Në Fushë – Krujë dhe fshatin Derven i Poshtëm ka pasur prezencë uji si rezultat i fryrjes së lumit që rrezikon disa banesa. Në vendngjarje janë administratori i njësisë administrative dhe forcat zjarrfikëse të Krujës.

Qarku Dibër. Në fshatin Gjoricë e Poshtme të Bashkisë Bulqizë rrezikohet argjinatura e lumit Drin. Forca të Ministrisë së Mbrojtjes janë të gadishmëri për të evakuuar rreth 200 banorë, nëse do të jetë e nevojshme.

Gjithashtu në Fushë Bulqizë rrezikohen disa banesa nga përmbytjet. 
 
Ora 11:30
Kurbin, shembet banesa, s'ka të lënduar
Në Kurbin reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar shembjen e një banese fatmirësisht pa të lënduar. Ngjarja ka ndodhur në Fushë Kuqe, ndërkohë banesa e shembur jetonte një familje e komunitetit rom 
 

Ora 11:00 Panariti: Situata më kritike në qarkun e Lezhës
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti bën të ditur se situata më kritike paraqitet në qarkun e Lezhës, ndërsa garanton se hidrovoret janë në funksion të plotë.Në një konferencë të posaccme për shtyp, ministri tha se aktualisht nuk ka situatë përmbytjesh.

“Situata në kontroll, kanalet kryesore të hapura. Në Kurbin ku kemi pika kritike, në zonën e Ishmit ujërat janë në nivelin maksimal, po nuk kemi situatë përmbytjesh. Kemi dërgim të mjeteve motorike atje për të mbajtur në kontroll situatën, kemi probleme të pjesshme në përroin e Zarranikës, po dhe atje jemi përqënrduar që situat të mbahet në kontroll. Pjesa tjetër e territorit është në kontroll të plotë”, tha ministri Panariti.

panariti

Sakaq, ai shtoi me ndarjen e re territoriale, bashkive u është dhënë në dispozicion 15 milionë lekë që kanë shkuar për kanalet kulluese, që t’ju paraprihen
situatave të tilla siç janë përmbytjet.

“Ne nuk kemi pritur këtë situatë që më pas të marrim masa. Ne këtë vit kemi 15 milionë lekë që do tu kalojnë për administrim bashkive, që përfshijnë dhe
administrimin e vaditjes dhe kanaleve të kullimit. S’do kemi investime që nuk kanë fryte. Ne synojmë që të shtojmë flotën e ekskavatorëve, ndaj kemi në
dispozicion dhe një grant nga qeveria Kineze dhe kapacitet do jetë në rritje.”,
 theksoi Panariti.

lezhe permbytjet
( Lezha nën ujë )  Lezhë përmbytjet foto të tjera 


Ora 11:19 Elbasan, mblidhet shtabi i emergjencave
Situata e rënduar meteorologjike dhe problemet e shfaqura kanë bërë që prefekti i Qarkut të Elbasanit të mbledhë Shtabin e Emergjencave Civile për t’i paraprirë, por edhe për të koordinuar veprimet në rast të emergjencave të mundshme.

Situatë e rënduar paraqitet në disa shkolla 9-vjeçare të Librazhdit, ku godinat e amortizuara e bëjnë të vështirë zhvillimin e një procesi normal mësimor. Një situatë e tillë vihet re në fshatrat Qukës dhe Gurakuq. Po në rrethin e Librazhdit probleme ka pasur edhe në furnizimin me energji elektrike.

Gjatë orëve në vijim pritet përkeqësim i motit dhe shtimi i problematikave. Shtabi i Emergjencave Civile kërkoi ndërgjegjësimin e qyterarëve për të marrë pjesë aktive në minimizimin e dëmeve duke ndihmuar grupet e punës në terren.


Ora 10:00 Fushë-Krujë, lumi Ishëm në pikë kritike
Në Fushë- Krujë lumi Ishëm dhe Zezë i cili kalon përmes qytetit po arrin në pikën kritike. Deri tani nga dalja e lumit Ishëm nga shtrati ka përmbytur rreth 150 ha tokë bujqësore të mbjellur. Ndërkohë niveli i ujit në shtratërat e dy lumenjëve vazhdonë e rritet.






Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se është ndërhyre menjëherë në aksin Fushë Arrëz- Gjegjan- Miredite, dhe eshte pastruar menjehere pjesa ku kishte probleme nga shembja e dheut. ARRSH ben me dije se eshte ne gadishmeri te plote per te siguruar qarkullim normal per gjithe drejtuesit e automjeteve.


 
Ora 09:30 Kukës, rrëshqitja e dherave bllokon fshatin Lojme
Në Bashkinë Kukës situata eshte permiresuar ndjeshem. Temperaturat mbeten ne vlera positive por me reshje te theksuar te shirave. Te gjitha rruiget aktualisht jane funksionale. Problem ka vetem ne fshatin Lojme.Rruga qe lidh kete fshat eshte e bllokuar si pasoje e rreshqitjeve massive te dherave dhe gureve. Mesimi ne Lojme sot nuk eshte zhvilluar per shkka te sigurise teknike ne shkollen ekzistuese.Ne bashkepunim me Njesine Administrative Zapod po punohet per sigurimine ambienteve te tjera te perkohshme per mesim.
   
Ne qytetin e Kukesit punonjesit e sherbimeve po punojne per mbajtjen nen kontroll te pusetave e rrjetit te kanalizimeve per ujrat e bardha e te zeza.
Jane marre masat e nevojshme per eleminimin e nje defekti ne rrjetin e kanaleve te ujrave te zeza ne kryqezimin prane obeliskut te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ( ish kendit te kuq).Ka problem te furnizimit me energji elektrike ne disa fshatra te Njesise Administrative Malzi,per shkak te akullit ne rrjetin e tensionit te mesem e te ulet.
Eshte vene re shtim I prurjeve ne ujsjellesin e Kukesit dhe po koordinohet per shtimin e orarit per furnizim me uje te qytetit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën pas 11 Majit, jo aleanca me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën

Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën pas 11 Majit, jo aleanca me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën