Fshati Zhulat është i bllokuar prej dy ditësh, ndërsa mungon edhe energjia elektrike. Probleme raportohet se ka edhe në disa fshatra në Luftinjë. Reshjet pritet që të jenë me intensitet edhe në orët në vijim, ndërsa Emergjencat Civile kanë marrë masat.
Në Vlorë është pezulluar lundrimi nga moti i keq, ndërsa një pjesë e Tiranës dhe Shkodrës janë pa energji elektrike. Instituti i Gjeoshkencave njofton se në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Vlorë dhe Gjirokastër për shkak të intensitetit të reshjeve mund të shfaqen rrëshqitje të tokës. Ndërsa në nivelin 1200 metër reshjet do të jenë në formën e dëborës.
[gallery]25478[/gallery]
d.b/shqiptarja.com
VIDEO


