Stuhia që përfshiu Tiranën pasditen e sotme krijoi jo pak probleme të momentit si në qarkullimin e makinave dhe në rrëzimin e pemëve, por falë gadishmëris së ndërmarrjeve të bashkisë dhe Policisë Bashkiake situata mundi të stabilizohej shpejt dhe qyteti ti kthehej normalitetit.
Qindra punonjës të ndërmarjeve të pastrimit dhe punëtorët e qytetit u gjendën menjëherë në punë për monitoruar dhe ndërhyrë për çdo rast të bllokimit të pusetave sdi dhe për të larguar të gjitha pemët e rrëzuara nga stuhia. Për këtë situatë të pazakontë ka reaguar sot edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili gjeti rastin të falenderojë të gjithë ata që u përballën me problemet në teren.
“Natyrën s'e kontrollojmë dot, sidomos stuhi breshëri në Gusht. Por, faleminderit kolegëve të mirë për rikuperimin në kohë rekord. Fatmirësisht asnjë s'është lënduar, por humbëm shumë pemë e shtylla ndriçimi - do punohet natën për t'i zëvendësuar shumë shpejt”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës në komentin e vet. Më tej ai thekson se situata të tilla vlejnë edhe për të kuptuar se natyra dhe ambienti duhet ruajtur dhe respektuar nga të gjithë në mënyrë që përmbytjet të evitohen për sa është e mundur.
“Ndonëse s'ishte katastrofale si në Maqedoni, Çeki, Angli apo Francë me reshjet e befasishme këto kohë, prapë disa reflektime vlejnë. Natyra po na kthen atë që i kemi bërë e na ndëshkon në mes të vapës me stuhi – ndaj le të mos ndërtojmë mbi lumë e kolektorë, le të mos zaptojmë çdo copë natyre të lirë, le të mos ndosim me tonelata qesesh çdo rrugë e bllokuar çdo zgarë. E mbi të gjitha, le të jemi më të mirë me njëri tjetrin - kur lëmë dikë të kalojë rrugën, kur japim një dorë për ndihmë, kur duhet solidaritet mes fqinjësh. Faleminderit gjithë atyre njerëzve të mirë, që në Tiranë nuk janë thjesht banorë, por qytetarë fisnikë!”, mbyll komentin e tij mbi situatën e krijuar sot pasditë në Tiranë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj.

(Foto, angazhimi i punonjësve të bashkisë për normalizimin e situatës pas shiut te rrëmbyer)
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO