Reshjet përmirësojnë situatën
në HEC-e, vazhdon prodhimi i ulët

TIRANE - Reshjet e ditëve të fundit kanë nxjerrë përkohësisht nga situata gjendjen hidrike në hidrocentralet mbi lumin "Drin". Sipas burimeve zyrtare nga KESH-i, situata hidrike është përmirësuar gjatë ditëve të fundit për shkak të reshjeve të shumta në vend.
 
Megjithatë, prodhimi i energjisë vazhdon të jetë i ulët pasi thatësira e tejzgjatur e stinës së Dimrit, ka bërë që të ulet ndjeshëm niveli i ujit në këto hidrocentrale. Sipas të dhënave nga KESH, niveli në liqenin e Fierzës arrin në 274.4 metra dhe prurjen në 114 metër kub ujë në sekondë.

Niveli në liqenin e Komanit arrin në 171.7 metra dhe prurjet anësore në 209 metër kub ujë në sekondë, ndërsa në liqenin e Vaut të Dejës niveli arrin në 73.7 metra dhe prurjet anësore në 251 metër kub.

Fierza është 20 metra poshtë kuotës maksimale të lejuar, një tregues ky i situatës së vështirë energjetike me të cilën pritet të përballet vendi me rritjen e mëtejshme të temperaturave.
 
Konsumi i energjisë elektrike arrin në 21 milionë kilovatorë, ku 19 milionë po gjenerohen nga KESH, ndërsa pjesa tjetër po sigurohet nga importi.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus

SHBA vendos sanksionet më të ashpra ndaj naftës dhe gazit rus