Reshjet, sërish probleme në
Rrugën e Kombit dhe në Kaçina

Reshjet, sërish probleme në<br />Rrugën e Kombit dhe në Kaçina
MIRDITË - Vazhdojnë problemet në Rrugën e Kombit si pasojë e rrëshqitjeve të dherave në afërsi të Repsit. Siç raportojnë korrespondentët e shqiptarja.com dhe A1 Report, në këtë vend, rruga nga Kukësi në drejtim të Tiranës vazhdon të kalohet vetëm me një korsi.

Edhe pse është punuar për zhbllokimin e rrugës, rënia e dherave ka vazhduar duke krijuar probleme.

Situata e rëndë është edhe në komunën e  Kaçinarit në Mirditë, që vazhdon të jëte e bllokuar, pasi ka shembje në disa vende. Duke folur për A1 Report, për gjendjen e krijuar, kreu i komunës, Petrit Bardhit, thotë se institucioni që ai drejton nuk ka fonde për të ndërhyrë.  

“Gjendja është alarmante pasi rrugët janë komplet të bllokuara, kam lajmëruar qarkun prefekturën dhe jam lidhur me kreun e fshatit i cili më thotë se nuk kemi fonde. Jam lidhur me drejtorin e rrugëve dhe më thotë kam dhënë dorëheqjen. Jam lidhur me nëprefektin Gjon Pjetri i cili më thotë nuk kemi lekë. E kam hapur rrugën një 1 kilometër me një traktor privat por shirat e mbrëmshëm e kanë bllokuar prapë”, thotë kreu i komunës së Kaçinarit, Petrit Bardhi.

Gjatë ditës së djeshme është ndërhyrë me mjete private duke e bërë rrugën të kalueshme vetëm për 1 orë, por reshjet e dendura e kanë përkeqësuar situatën pasi ka apasur sërish rrëshqitje në disa zona. Sipas tij, janë 2500 banorë që po e vuajnë bllokimin e rrugës.

Probleme nga shirat janë krijuar edhe në shkollën 9-vjeçare të zonës dhe në zyrat e komunës, pasi uji ka hyrë brenda.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet miratuar rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga PS?



×

Lajmi i fundit

Zgjidhet fituesi i edicionit të tretë të 'Big Brother VIP'! Aktorja Egla Ceno merr çmimin 100 mijë euro

Zgjidhet fituesi i edicionit të tretë të 'Big Brother VIP'! Aktorja Egla Ceno merr çmimin 100 mijë euro