SHKODER- Me këngë patriotike, banderola, flamurin kuqezi dhe atë të UCK, dhjetera banorë të Rrjollit por dhe mbështetës nga Tirana protestuan këtë të martë para kantierit të resortit “Blu Borgo”
Luciana Kokaj, një ndër foleset kryesore edhe në protestat e Tiranës, nga vendlindja e saj, e akuzoi se pas projektit fshihet familja e ish-Kryeministrit Berisha dhe nje deputet i tij.
“Token na e ka marrë Edi Rama dhe ia ka dhënë një deputeti të PD që është ortak në Gener 2”. Belindi Balluku e ka firmos lejen për deputetin e PD-së. Ata janë bashkëfajtorë! Isuf Çela është deputet i PD dhe kushëri i zonjes Liri Berisha. Ish-kryeministri Sali Berisha eshte kundër Rrjollit njesoj si Kryeministri Edi Rama”, tha Kokaj, ndërsa turma e ndoqi me thirrjen:“Rama ne burg berisha në burg!”
Të tjerë protestues kërkuan arrestimin e ish-zyrtarit te Partise se Lirise, i cili sipas tyre ka falsifikuar dokumentet për pronësinë e tokës, të cilën më pas ia ka shitur biznesmenit dhe botuesit, Bashkim Ulaj.
“Te arrestojnë Fatmir Shepellzen që ka firmos dokumentet false në 2019. Nëse ai arrestohet bashkë me te iken dhe Bashkim Ulaj nga tokat tonat. I kërkojne policise te distancohet. Te mos i bajmë nanat tona të qajnë se policët janë vellerezit tane. Bashkim Ulaj i ka bërë letrat tu vjedh çdo gje”. Bashkim Ulaj sa ju mban ju policëve na kishte pagu ne per tokat. Për 1000 vjet nuk dorezohemi”, thanë banorët.
Ndryshe nga heret e tjera, protesta kaloi pa incidente dhe banoret nuk tentuan të shembin murin rrethues, të cilin Ulaj e rindërtoi pas protestës së 13 qershorit.
Puna për “Blue Borgo” ka nisur në shkurt të këtij viti dhe konsiston në në një resort turistik me 33 struktura, vila e pallate, nga 3 deri në 10 kate. Kompania Gener2 ka marrë statusin e investitorit strategjik për te hedhur beton ne zonën Baks-Rrjoll, pjese e bregdetit të Velipojës, e cila më parë ka qenë ‘peizazh i mbrojtur natyror’.
Komente











