Kryeministri Edi Rama solli në fokus debatin për investimin në Zvërnec dhe në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional. Rama u shpreh se ideja se investitorë të huaj, me reputacion në fushën e turizmit ndërkombëtar, vijnë në Shqipëri për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, vjen nga mosdija.
Ndër të tjera, shefi i qeverisë u shpreh se nuk ka asnjë provë që investimet ndërkombëtare të kenë shkatërruar natyrën, duke iu përgjigjur kështu dhe protestave apo qytetarëve që kërkojnë anulimin e këtij projekti.
“Ideja që investitorët e huaj vijnë në Shqipëri për të ndërtuar resorte të cilat janë për shumë të pasur dhe për punonjës nga Pakistani, Bangladeshi apo Filipinet, sepse duan t’i paguajnë pak, është një ide që nuk ka asnjë lidhje me realitetin. Është gabim i madh që të flitet në këtë mënyrë dhe është gënjeshtër e madhe që të mendohet kështu.
Ne nuk është se kemi një numër të madh investitorësh të huaj. Sapo ka filluar një interesim nga kapitali dhe sipërmarrja e huaj për Shqipërinë, që lidhet me suksesin e Shqipërisë në turizëm. Deri përpara disa vitesh nuk kemi pasur asnjë interesim nga kapitali i huaj. Shqipëria ishte po kaq e bukur, natyra ishte po kaq e bukur. Interesi i parë që më pas u materializua ishte për Portin e Durrësit. Pas atij investimi ka filluar të ngrihet interesi i kapitalit dhe sipërmarrjes së huaj, sepse m parë nuk kishin besim.
Ideja që kapitali i madh dhe sipërmarrjet e mëdha shkojnë në vende të caktuara për të investuar në turizëm, për t’i shkatërruar dhe për të shfrytëzuar krahun e lirë të punës, është një ide e lindur nga padija totale. Nuk ka prova që kapitali i huaj dhe sipërmarrja prestigjioze të kenë luajtur rol në shkatërrimin e natyrës apo të jenë shkaktarët kryesorë të dëmeve që i janë bërë mjedisit.
Dëmet mjedisore kanë ardhur në radhë të parë nga faza të zhvillimit që kanë qenë të kushtëzuara jo vetëm nga kapitali, por të lidhura me një horizont të mbyllur lidhur me shumë nga temat komplekse të fushës dhe, patjetër, kanë qenë të kushtëzuara nga kostoja e ndërtimit dhe nga çmimi.
Po të shikojmë bregdetin shqiptar sot, ai ka filluar të zhvillohet në Golem. Sot është e paimagjinueshme që dikush, cilido sipërmarrës, të shfaqet në dyert e autoriteteve dhe të propozojë atë zhvillim, sepse është një zhvillim tërësisht i papranueshëm, por i lidhur me një kohë kur mundësitë ishin të kufizuara, kur kapitali ishte modest, dijet të kufizuara dhe, mbi të gjitha, kur aftësia blerëse ishte e ndryshme.
Pavarësisht të metave, gjërat kanë ardhur duke u përmirësuar. Sot problemi kryesor i industrisë nuk është sa t’i paguajë. Pyetja nuk është sa të paguajnë, pyetja është ku t’i gjejë punonjësit përkatës për të gjitha nivelet që ka, dhe zanatin për ta bërë atë punë si duhet”, tha Rama ndër të tjera.
Lajmi në përditësim...
Komente







Ore te huajt ardhshin gjithnje e me shum por 2 gjera: 1. As te huaj e as vendas nuk kan pune te hedhin beton ne rezerva natyrale qe i kan rrezistuar barbareve, turqve edhe shqiptareve me mijevjecar! 2. Keta te “huajt” qe vijne jan vetem gjethe fiku per oligarket/kriminelet qe kan zaptuar te gjith territorin shqiptare. Ti keto gjera i di se i organizon vete, po duke fole keshtu mundohesh ti hedhesh hi ne sy ketij populli qe nuk po duron me!
Përgjigjutani qe fjala mori dhene edhe ishi eshte tani me investimin e arabeve pune e madhe se formohet republika e isheve ne kerkim te bravave iku edhe brava ne washington
Përgjigjukonferenca per arsimin eee?! po kujdes se te doli teza prape. ti nuk mban dot nje cope leter dashke te besh anije me shkollen industriale ...
Përgjigju