Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka njoftuar se në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, po vijon puna për restaurimin digjital të veprave kinematografike shqiptare.
Përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Gonxhja ka bërë të ditur se aktualisht po restaurohet për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj” (1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani.
Po ashtu Gonxhja bën të ditur se procesi i restaurimit përfshin skanimin digjital të materialit filmik origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale sa më afër versionit origjinal, duke respektuar parimet profesionale të ruajtjes së autenticitetit të veprës.
“Mirëmëngjes nga Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ku vijon puna për restaurimin digjital të veprave kinematografike shqiptare.
Aktualisht po restaurohet për herë të parë filmi shqiptar me metrazh të shkurtër, ‘Fëmijët e saj’(1957), me regji dhe skenar nga Hysen Hakani.
Procesi i restaurimit përfshin skanimin digjital të materialit filmik origjinal, stabilizimin e imazhit, pastrimin e dëmtimeve fizike, korrigjimin e kontrastit dhe densitetit, si dhe rikuperimin e cilësisë vizuale sa më afër versionit origjinal, duke respektuar parimet profesionale të ruajtjes së autenticitetit të veprës”, ka shkruar Gonxhja.
Komente










