Jehona e papritur që pati ky roman në Shqipëri e në diasporë e pati habitur klikën në pushtet, sidomos deklarata përmes Radio-Londrës e shkrimtarit të njohur Tajar Zavalani se “…Romani “Tradhëtia” është e vetmja vepër letrare me dinjitet artistik, që është botuar në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore…”.
Po s’qe vetëm Tajar Zavalani që e vlerësoi aq lart këtë roman. Pjetër Gjoka, Artist i Popullit, pohoi menjëherë pas T.Zavalanit: “…Ç’asht “Lahuta e Malsisë” për poezinë shqipe, asht dhe romani “Tradhëtia” për prozën tonë, një kryevepër. Edhe sikur Kapllan Resuli të mos shkruajë ma asgja, emni i tij do të mbetet në letërsinë shqiptare si nji ndër shkrimtarët ma të mëdhenj… Me atë roman ai e ka meritue me i ngritë në mes të Shqipnisë nji lapidar mbi çdo lapidar tjetër…”.
Kurse Tomë Paloka – shkrimtar, ka shkruar: “…Nuk njoh hero më të madh të lirisë e të demokracisë si Kapllan Resuli, të gozhduar dy herë, në Jugosllavi dhe në Shqipëri. Dhe kjo është dëshmia më e mirë e madhështisë së tij morale, intelektuale dhe nacionale…”
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Intelektualëve Shqiptarë, me seli në Stamboll, për këtë roman e ka shpallur shkrimtarin Kapllan Resulin Anëtar Nderi të asaj Akademie, gjë që deri më sot nuk ka ndodhur me asnjë shkrimtar tjetër të njohur shqiptar.
Në Gjilan, vendlindjen e Abdullah Preshevës, sapo u muar vesh për botimin e romanit TRADHTIJA, në i ngritën bustin mes të qytetit heroit e martirit Abdullah Presheva, personazh kryesor i veprës.
Hartuesit e HISTORISË SË KOSOVËS, të botuar në mënyrë klandestine në Turqi në vitin 1991, nga lista e gjatë e shkrimtarëve të Kosovës të persekutuar nga UDB-ja, përmendin vetëm emrin e akademikut Kapllan Resuli dhe romanin e tij TADHTIJA. Absolutisht askend tjetër, madje as Adem Demaçin, sepse romani TRADHTIJA sot e kësaj dite vazhdon të konsiderohet si veper e paarritëshme dhe pa konkurencë.
Rritja e jehonës së Kapllan Resulit si shkrimtar dhe vlerave të romanit të tij TRADHTIJA, që dita-ditës vinin duke u shtuar, kjo veper ka zënë vendin e merituar në memorjen kombëtare dhe shoqërore.
Prandaj klika në pushtet jo vetëm që e futi Kapllan Resulin në listën e zezë të të parashikuarve për t’u eliminuar fizikisht, por edhe ndërmori masa denigrimi kundër romanit dhe autorit. Në fillim u trumbetua se romani TRADHTIJA nuk ishtë ndonjë vepër me vlera.
Kur e panë se populli nuk po e gënjehej, atëhere shpifën se Kapllan Resuli ishte agjent i UDB-esë, madje se ai nuk ishte autori i veprës në fjalë, Kapllan Resuli, por një agjent i fshehur pas këtij emri qe kishte shkruar librin dhe se nga dita në ditë pritej arrestimi i tij. Pas kësaj lançuan edhe shpifjen se romanin TRADHTIJA nuk e kishte shkruar ai, por ia kishte vjedhur veprën shkrimtarit Adem Demaçi, që ishte i dënuar në burgun jugosllav.
Enver Hoxha priste që Titoja ta zhdukte Ademin fizikisht, siç kishte në plan edhe ai për ta zhdukur Kapllanin. Pas kësaj ishte planifikuar të ribotohej romani TRADHTIJA me autorësinë e Ademit.
Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të shpëtonin veprën, por edhe vlerat ideo-artistike të veçanta të cilit kishin filluar të konsolidoheshin. Kishin vendosur që ta kishin në shërbim të qëllimeve të tyre politike atë roman, por edhe Ademin do ta paraqisnin si komunist, sepse patën luftuar qysh me kohë përmes agjenturës së tyre në Kosovë, pasi e dinin se Ademi deri ditën e arrestimit nuk e quante Enver Hoxhën ndryshe, veçse diktator.
Pasi doli i gjallë Ademi nga burgu jugosllav u detyrua të deklaronte se romani TRADHTIJA ishte vepër e tija dhe Kapllani ia kishte vjedhur. Ademi u detyrua të bënte deklaratën e parë për këtë qëllim, me ndihmën e agjentit të UDB-esë Fahrudin Radonçiq, që i botoi një intervistë të gjatë në Zagreb, në një nga revistat kryesore qe botohej në Kroaci, të cilën menjëherë ia botuan edhe si libër më vete.
Është e vërtetë se aty as që përmendet romani TRADHTIJA, por ajo deklaratë e Ademit kundër Kapllan Resulit ishte hyrja për të deklaruar se edhe romanin TRADHTIJA ia kishte vjedhur atij. Ndërkohë u muar vesh se Kapllani jo vetëm që ishte gjallë, por edhe se ishte liruar nga burgu. Atëherë Adem Demaçi u tërhoq. Ky fakt e shtyu Sigurimin e Shtetit Shqiptar të kërkonte nëpër varreza personin të cilit do t’ia mveshte autorësinë e romanit TRADHTIJA.
Kjo aventurë e çmendur e Sigurimit në një farë menyre vazhdon edhe sot e kësaj dite, duke përdorur emra dhe pseudonime të ndryshme qe kanë shkruar artikuj të ndryshëm kundër profesorit dhe kanë hedhur lumë akuzash dhe shpifjesh kundër tij si Bahri Brisku, Nafi Çegrani, Skënder Shkupi, Fehmi Ajvazi, Salih Kabashi, Agim Gjakova, Sadik Elshani e të tjerë. Kjo farsë vazhdon edhe pasi Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës deklaroi perfundimisht se romani TRADHTIJA është vepër e Kapllan Resulit.
Me gjithë shpifjet, gënjeshtrat e falsifikimet e vazhdueshme të Sigurimit dhe të UDB-esë kundër akademikut, prof. dr. Kapllan Resuli, e vërteta për te dhe krijimtarinë e tij ka depërtuar dhe po depërton në venat dhe kapilarët e lexuesit mbarëkombëtarë dhe më gjërë. Për rrjedhojë, Kapllan Resuli, siç ka qenë, është dhe do të mbetetet një krijues shumë i kërkuar, i lexuar i dashur, dhe i çmuar në Shqipëri dhe anë e kënd diasporës shqiptare.
Siç mund të shihni edhe përmes internetit, romani i tij TRADHTIJA vazhdon të kërkohet e të lexohet, për këtë arsye në këtë 50 vjetor është dashur të ribotohet në mijera kopje, po forcat e errta të shoqërisë sonë nuk mund ta lejojnë këtë gjë, sepse dhe vetë emri i Kapllan Resulit, që u kujton krimet makabere të bëra kundër tij e familjes së tij, kundër fëmijve të mitur, Arbenit dhe Arbanës, i bën që të tërbohen.
Është momenti më i pershtatshëm që të pushohet me ndjekjet e persekutimet e Kapllan Resulit, me denigrimin e personalitetit, figurës dhe të veprës së tij. Është koha më e pershtatshme që ai dhe vepra e tij të kthehen në gjirin e lexuesit shqiptar, të planifikohet në progamet e literaturës shkollore,e jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri, dhe të publikohet fjala e vërtetë për figurën e tij dhe për aktivitetin e tij politiko-shoqërore, për çështjen e lirisë e të demokracisë, në Shqipëri, në Ballkan, Evropë e botë, ku ka luftuar stalinizmin, ku e ka luftuar edhe shovinizmin e racizmin me një vetëmohim dhe vetëdije kombëtare.
U SHFRYTËZUAN KËTO MATERIALE:
1-Revista “Nëntori”,Tiranë në.6/1962
2-Prof.K.Resuli:”Shembja e idhujve”,SHB”Ballkani”,Ulqin 2012.
3-Prof.K.Resuli:”Autopsia e një morali”, SHB”Ballkani”,Ulqin 1999.
4-Revista “Kuvendi”,Michigan nr 5/2003
5-Revista “Ylberi”,Gjenevë nr 2/1997
6-Revista “Ylli”,Tiranë nr 3/1965
7-Gazeta “Bota e re”,Prishtinë nr.22,dt.15.12.1990
8-Gazeta “Drita”,Tiranë nr.24.10.1994
9-Gazeta “Tirana”,Tiranë dt.07.04.199
10-Gazeta “Alternativa SD”,Tiranë dt.12.08.1994
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Maj 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)