Reuters: Dialogu Kosovë-Serbi, brenda një viti, një marrëveshje mes dy vendeve

Reuters: Dialogu Kosovë-Serbi, brenda një viti, një marrëveshje mes dy vendeve

Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dha një lajm të rëndësishëm ditën e sotme në samitin e BE-së në Tiranë lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Borrell konfirmoi se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të planit franko-gjerman, ndërsa shtoi se duhet të futen në diskutime serioze për dialogun.

Në median britanike “Reuters”, duke cituar deklaratën e një diplomati, shkruhet se një marrëveshje përfundimtare mes dy palëve mund të arrihet brenda një viti.

"Bashkimi Evropian ka hartuar një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me një afat kohor të qartë të veprimeve, sipas një diplomatit të lartë të BE-së, duke folur në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë.", shkruan Ruters.

Projekt-propozimi iu dërgua të dy palëve të hënën, tha diplomati, duke folur në kushte anonimiteti. Ata shtuan se presin që dy palët të arrinin një marrëveshje përfundimtare në më pak se një vit.

"Ka shumë gjëra që e bëjnë atë një hap të madh përpara në lidhje me situatën aktuale. Nuk është njohje e plotë, por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve," tha diplomati, raporton Reuters.

Beogradi dhe Prishtina u angazhuan në vitin 2013 për një dialog të sponsorizuar nga BE për të zgjidhur çështjet e pazgjidhura, por pak përparim është bërë. Marrëveshja me Kosovën mbetet një nga parakushtet kryesore për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Palëve i është kërkuar të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv dhe të fokusohen në arritjen e përparimit të pakthyeshëm në normalizim.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç deklaruan në samitin e sotëm  se mbeten të përkushtuar ndaj një dialogu të sponsorizuar nga BE.

“Ne besojmë se dialogu që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet plotësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e vetmja rrugë përpara drejt arritjes së një marrëveshjeje përfundimtare që ka në qendër njohjen reciproke”, tha Osmani.

Ajo tha gjithashtu se Kosova do të aplikojë për anëtarësim në BE deri në fund të vitit.

Në samitin e BE në Tiranë, ishte përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, i cili konfirmoi se Prishtina dhe Beogradi kanë marrë tekstin e përditësuar të planit franko-gjerman dhe duhet të futen në diskutime serioze për dialogun. Plani i BE-së, i cili mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara, është pjesë e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndonëse ka kohë që përflitet, për përmbajtjen e tij nuk ka informacione zyrtare.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave