Reuters: Netanyahu drejt Kairos për armëpushimin në Gaza

Vendndodhja e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu ishte e paqartë të martën pasi burime të informuara të Reuters mbi bisedimet për armëpushim në Gaza thanë se ai po udhëtonte për në Kajro. Zyra e Netanyahut ndërkohë tha se ai ishte në kufirin verior me Sirinë. Burimet e agjencisë prestigjozë të lajmeve  thanë se një marrëveshje armëpushimi mund të nënshkruhet në ditët në vijim që do t'i jepte fund luftimeve dhe do të lironte pengjet e mbajtura nga lëvizja islamike Hamas në Gaza në këmbim të të burgosurve palestinezë.

Ndërkohë Egjipti sipas La reppublicas ka thirrur Abu Mazen presidentin e autoritetit kombëtar pelstinez në Kairo gjithnjë në kuadër të negociatave. Sipas televizionit të Hezbollahut Al Maydeen ai po udhëton drejt Egjiptit nga Vatikani ku sipas medias se organizatës islamike ndodhet edhe Netanyahu.

Mediat botërore analizojnë se një udhëtim I Netanyahut drejt Egjiptit do të nënkuptonte një marrvëshje të afërt për armëpushim, ndërsa një indicie se kjo do të ndodhë është edhe anullimi i seancës së djeshme të gjyqit ku Netanyahu duhet të dëshmojë si I akuzuar për korrupsion.

K.M/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus intensifikimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian