TIRANË - Në një artikull ekskluzive të agjencisë Reuters, në kuadër të shkatërimit të armëve kimike siriane, shkruhet se Shqipëria është ndër vendet me të cilat po bëhen negociata për të transferuar dhe shkatërruar arsenalin e këtyre armëve.
Në këtë artikull, thuhet se përveç Shqipërisë, vend kandidat për të kryer këtë proces, është edhe Belgjika dhe gjithashtu një tjetër vend skandinav i papëcaktuar ende.
Britania e Madhe, ka deklaruar se do të japë 3 milionë dollarë për mbarëvajtjen e këtij misioni të shkatërrimit të armëve, ndërsa Rusia, Franca dhe Kina, janë shprehur se do të dërgojnë ekspertë dhe staf teknikësh të specializuar.
Nga ana e Sirisë është deklaruar se janë 30 qendra ushtarake, ku regjimi sirian mbushte armatimet, një pjesë e tyre u përdor në 21 gusht të këtij viti ku humbën jetën 1400 të pafajshëm dhe 3 impiante të cilët përmbajnë sasi të mëdha të armëve kimike.
Duke iu referuar dokumenteve të Organizata për shkatërrimin e armëve kimike (OPCË), janë rreth 1.000 ton ton armë kimike, të formave të ndryshme, 290 tonelata municion të mbushur dhe 1.230 municion të pa mbushur.
Organizata për shkatërrimin e armëve kimike që ka si detyrë eleminimin e këtyre armëve dhe deri më tani kanë mbledhur vetëm shumat e parave të nevojshme për të financuar misionin e tyre.
Organizata për shkatërrimin e armëve kimike e cila fitoi edhe Çmimin Nobel për Paqen, muajin e kaluar, është duke bërë përgatitjet, në kuadër të marrëveshjes SHBA- Rusi. Deri më tani, janë vënë në dispozicion 10 milionë euro.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com