Agjencia e kontrollit kufitar e Bashkimit Europian, FRONTEX, u vendos për herë të parë jashtë BE, duke u stacionuar në kufirin e Shqipërisë me Greqinë për të ndihmuar në luftën kundër migracionit të paligjshëm dhe krimit.
Të mbikëqyrur nga një drejtues shqiptar, oficerët e Frontex janë të autorizuar të veprojnë si oficerë shqiptarë për të parë kalimet e paligjshme, për t’i kontrolluar dhe mbledhur informacion, si dhe për të luftuar trafikun e njerëzve, të drogës dhe vjedhjen e makinave.
“Ne jemi të vetëdijshëm se presioni është i lartë dhe kjo rrugë është dinamike, prandaj duhet të jemi të gatshëm në rast se flukset e migracionit të paligjshëm do të shtohen gjatë kësaj vere", tha për Reuters drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri.
"Shqipëria është e gatshme që të lejojë vendet anëtare të BE që të shohin se sa serioze është në luftën kundër krimit, në mënyrë që të rrisë shanset për të nisur bisedimet e pranimit në BE.
Dimitris Avraopoulos, Komisioner i BE për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, tha se situata e përgjithshme përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor është e qëndrueshme, me nivel të ulët të ardhurish", shkruhet ne artikullin e Reuters.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24%
-
Të gabuar
68.5%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2813
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Frontex akuzohet për operacione ilegale ndaj emigrantëve, i larguan me forcë nga ujërat e BE-së
4 Tetor, 20:51
-
Vritet në Ukrainë anëtari i ekipit të “Reuters” dhe plagosen 2 gazetarë! Britaniku u godit nga raketa që sulmoi hotelin në Kramatorsk
26 Gusht, 11:25
-
Bomba ruse godet hotelin në Ukrainë, gazetari i Reuters rezulton i zhdukur, plagosen dy të tjerë
25 Gusht, 14:49
-
Në gjysmën e parë të vitit 2024 bie me 75 për qind migrimi i parregullt përmes rrugëve të Ballkanit
16 Gusht, 21:32
-
Abuzuan me fondet e Frontex/ Prokuroria e Korçës: 17 policët e dy financiaret përfituan 574 mijë euro dieta me fatura false
4 Korrik, 15:35
-
Merrnin nga 1000-2000 € në muaj sikur punonin me Frontex, AMP pezullon 19 policë në Korçë, mes tyre 2 ish drejtorë e 2 përfaqësues hotelesh
3 Korrik, 15:23
-
Reuters: Nga goli më i shpejtë te tifozët fantastikë, Shqipëria solli surpriza në Euro 2024
25 Qershor, 14:46
-
Si funksionon marrëveshja për emigrantët mes Italisë e Shqipërisë?
8 Qershor, 15:02
-
'Reuters': Protestë dashurie, lezbiket shqiptare martohen jozyrtarisht
20 Maj, 13:33
-
Frontex: Ulet numri i migrantëve të parregullt që përdorin Ballkanin Perëndimor për të kaluar në BE
16 Maj, 13:41
-
Me imazhin prekës nga lufta në Gaza, fotografi i Reuters shpallet fitues i çmimit “World Press Photo of the Year” për vitin 2024
18 Prill, 19:37
-
Bie 64% migrimi parregullt në Ballkanin Perëndimor, por në Shqipëri rritet kontrabandimi i emigrantëve
15 Prill, 22:07