Reuters: Vetëvendosja, befasia e
madhe e zgjedhjeve

Reuters: Vetëvendosja, befasia e<br />madhe e zgjedhjeve
Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters ka shkruar një artikull për zgjedhjet e djeshme të zhvilluara në Kosovë dhe në qender te shkrimit ka vendosur Lëvizjen Vetëvendosje, duke e quajtur “befasia e madhe e zgjedhjeve”.

Vetëvendosje ka përfunduar e dyta, i vetmi subjekt që ka garuar vetëm, kundrejt koalicionit të madh të udhëhequr nga PDK-ja dhe koalicionit tjetër të udhëhequr nga LDK-ja.

Derisa ende s’ka një rezultat përfundimtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor, PDK-AAK-Nisma kanë  34.3 për qind, Vetëvendosje ka 26.3 për qind, ndërsa LDK-AKR-Alternativa ka përfunduar me 25.8 për qind.

“Vetëvendosje ka fituar këto vota pasi ata kanë proklamuar se duan ta ndëshkojnë qeverinë”, ka cituar Reuters, Ismet Kryeziun, udhëheqësin e Demokracisë në Veprim.

Të drejtë vote kanë pasur rreth 1.9 milion banorë, dhe atë e kanë shfrytëzuar vetëm 41.5, përqindja më e vogël qysh prej vitit 2008.Indeks


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit