Revanshi i Ermal Metës/ Pas
pezullimit, në krye të Sanremos

Revanshi i Ermal Metës/ Pas<br />pezullimit, në krye të Sanremos<br>
Nata e tretë në Sanremo ka qenë mbrëmja e revanshtit të tyre. Sigurisht renditjet janë ende të përkohshme, por Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, pas polemikave të shumta të ditëve të kaluara, morrën një pëlqim të gjerë nga publiku, duke u ngjitur në krye, së bashku me këngën-surprizë të festivalit të sivjetëm në Sanremo, me titull “Stato Sociale”.

Megjithatë gazeta Corriere Della Sera tregohet pak kritike me këngën në fjalë. Sipas saj pavarësisht polemikave të mëdha që u ngritën, kënga nuk bind plotësisht, sepse është tejet retorike. Sipas së përditshmes ajo më tepër është përmirësuar nga pikëpamja estetike, dy zërat kësaj here dialogojnë tejet më mirë, dhe “ulërimat” karakteristike të Moros ndërthuren mirë me thellësinë e Metës dhe në tërësi ka shumë vendosmëri, që ka qenë ndoshta përgjigja ndaj polemikave të këtyre ditëve.

Kujtojmë se dyshja Meta-Moro ishte pezulluar përkohësisht nga festivali nën dyshimet se kënga e tyre ishte kopjuar.

Por sqarimi se teksti i përdorur ishte marrë me lejen e autorit që kishte shkruar edhe këngën e radhës dhe se nuk ishte komercializuar më parë, e riktheu në garë dyshen, e cila nuk e kishte shkelur rregullin e Sanremos, për të mos përdorur mbi 30% të përmbajtjes së një kënge tjetër.

s.k/Shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut

Rusia pretendon se ndaloi sulmin e papritur të Ukrainës në rajonin e Kurskut