Gjykatën e Posaçme ka konfirmuar masën arrest me burg për  për ish-efektivin e RENEA-s, Altin Morina, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Revanshi". Morina u arrestua një ditë më parë dhe me vete kishte edhe një pistoletë pa leje.

Ish-polici ishte i shpallur në kërkim për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në komunikimet në “SkyECC” dyshohet se Morina ka bashkëpunuar me të fortin e Niklës, Durim Bami, në lidhje me këtë çështje.