Revista prestigjoze e udhëtimeve artikull për Shkodrën: Një prej qyteteve më të vjetra në Europë, qendra urbane më tërheqëse në Shqipëri

Revista prestigjoze e udhëtimeve artikull për Shkodrën: Një prej qyteteve më të vjetra në Europë, qendra urbane më tërheqëse në Shqipëri

Liqeni i Shkodrës

Revista prestigjioze e udhëtimeve "Lonely Planet" i ka kushtuar një shkrim qytetit të Shkodrës, duke e cilësuar si qendrën urbane më tërheqëse në Shqipëri.

Artikullin e ka shpërndarë edhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet një shkrimi në rrjetin e tij social.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje fantastike nga Shkodra, një prej qyteteve në listën e revistës prestigjioze të udhëtimeve "Lonely Planet" për vitin 2024, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama në facebook.

Në shkrimin e shoqëruar edhe me disa prej destinacioneve kryesore në qytet përshkruhen kryesisht edhe veçoritë arkeologjike apo vendndodhja që konsiderohet mjaft e favorshme për të pasur akses edhe nëpër zona të tjera përreth.

“Shkodra, qendra tradicionale e rajonit kulturor gegë, është një nga qytetet më të vjetra në Evropë dhe padyshim qendra urbane më tërheqëse në Shqipëri. Kalaja e lashtë Rozafa ka pamje mahnitëse mbi liqenin e Shkodrës, ndërsa ndërtesat e lyera me pastel në Qytetin e Vjetër kanë një ambient të veçantë italian. Shumë udhëtarë nxitojnë drejt këtu ndërsa udhëtojnë midis Tiranës dhe Malit të Zi, ose gjatë rrugës për në tragetin e Liqenit të Komanit dhe fshatrat Theth dhe Valbonë, por ia vlen të kaloni një ose dy netë për të shijuar këtë vend të këndshëm dhe mikpritës. Shikoni muzetë interesantë përpara se të shkoni në male, bregdet ose kryeqytet”- shkruhet në artikull.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2024 23:35

    Qendra urbane me terheqese ne Shqiperi?! Te na falin shkodranet,por duket qe artikullshkruesi nuk ka pare shume zona te tjera.Shkodra ka pjese qe i ka terheqese,por nuk ja kalon qyteteve te tilla si Gjirokastra,Berati,Permeti,Pogradeci deri dhe Saranda e Ksamili megjithe betonizimin e pallatet e shemtuara jane me terheqes se sa Shkodra.Une i gjej shume terheqese pjese te Shkodres si kalaja,lagjet e vjetra,Kafja e Madhe,muzeu /Marubi/,liqeni i Komanit,etj,por prape nuk krahasohen me qytetet qe rendita me lart.

    Përgjigju
    • Iliri: 27/01/2024 09:04

      Te thuash qe edhe Permeti eshte me terheqes se Shkodra, kuptohet qe nuk ke vizituar asnjeren nga te dyja ????‍♂️. Ke renditur disa pika interesi ne Shkoder, por pa me thuaj ndonje te tille ne Permet ????????. Rrespekt per permetarët, por qyteti perpos gurit ne hyrje, nuk ka asnje bukuri turistike. Nga qytetet qe ke renditur, vetem Berati i'a vlen vertet ta vizitosh. Gjirokastra ka karakteristike pjesen è gurtë, Pogradeci ka liqenin, Saranda e Ksamili kane detin, por Shkodra i ka te gjitha keto. Ne Shkoder, ne nje distance ke turizem detar dhe malor. Dil nojherë deri ne Shkoder, e kur te vish, kafen e mengjesit pije ne Shiroke, dreken ne Razem dhe aperitivin e mbasdites ne pedonale. Te mirepresim.

    • Shkodrani: 27/01/2024 01:26

      Iris më vjen keq me të thanë po nuk e paske as idenë se kush është Shkodra. Të gjitha ato qytete që ke përmendur Ti së bashku nuk i afrohen Shkodrës për poziten gjeografike, historinë, kultur, traditën dhe lashtësinë etj...

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh