Revolta pas vrasjes së 8-vjeçarit, Gjikondi në ‘Repolitix’: Zgjidhja nuk është dënimi me vdekje! Meçaj: Personat problematik t’i përjashtojë komuniteti! Malko: Në Shqipëri duhet ekzekutimi

TIRANË- Fakti që familjarët e 8-vjeçarit Mateos Vasiu, po mbledhin firma për të kërkuar dënimin me vdekje për vrasësin e fëmijës së tyre, Klodian Çalamanit ka ngjallur një debat të madh në opinion publik nëse dënimi me vdekje duhet të kthehet apo jo. Kjo çështje është trajtuar mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.  

Juristja Brizida Gjikondi thotë se dënimi me vdekje nuk është zgjidhje, sipas saj problemi duhet të shihet nga rrënjët, duke analizuar përse këto raste ndodhin kaq shumë në vendin tonë. Gjikondi tha se vrasja e 8-vjeçarit ishte e paralajmëruar.

“Rasti në fjalë, reagimi i nënës së djalit dhe familjarëve është legjitim. Ai është një reagim normal i çdo prindi, aq më tepër që personi që i ka vrarë fëmijën është fqinji. Dënimi me vdekje është kapaku i gjës, ndërkohë nuk duhet të jetë kapaku. Është një vrasje e paralajmëruar siç janë 95% e vrasjeve që ndodhin në Shqipëri. Ai ishte një person përsëritës në veprat e tij penale dhe policia s’ka reaguar, drejtësia e ka lëshuar me 4 vite. Ai ka qenë një subjekt i mbajtur me të mira nga drejtësia shqiptare. Ishte i marrë dhe nuk ishte i marrë këto janë lapsuse që shpëtojnë. Ai ka vdekur si personazh që kur ka bërë atë gjë.

Nuk duhet të ikim tek ekzekutimi i personit që ka bërë krimin duhet të shohim rrënjët pse ka ndodh kjo gjë dhe pse ndodh kaq shpesh. Në një vend të vogël ne kemi përpjesëtim të zhdrejtë të krimit me popullatë. Krim i rëndë ishte përdhunimi i një vajze 3-vjecare, gjëja më e tmerrshme ishte reagimi i nënës së vajzës që shfajësonte babin. Një shtet serioz i kishte marr vajzën dhe i kishte hequr të drejtën të ëmës së drejtën e prindërimit. E palogjikshme që ky shtet mos të dijë ku i ka përdhunuesit e fëmijëve në një territor kaq të vogël”, u shpreh Gjikondi në ‘Repolitix’.

Për opionistin Arben Meçaj, përveç instancave shtetërore, për raste të tilla duhet të veprojë edhe vetë komuniteti, duke i përjashtuar personat agresiv.

“Je përballë dy presioneve, për të bashkëjetuar gjendjen shpirtërore të familjes, të bën edhe ti të jesh emocional dhe përballë nja fakti që duhet të jemi të ftohtë dhe të analizojmë çështjen si fenomen për ti dhënë zgjidhje. Ky person ne 2006 ka bërë aktin dhe është dënuar, ka mbi 10 vite që jeton në atë komunitet. Kanë qenë komshinj, të gjithë fshatarët e ushqenin, person i cili nga fshati është perceptuar si një person që kishte nevojë për ndihmë. Pra fshati vetë nuk e kishte perceptuar si agresor. Nëse nuk angazhojmë gjithë forcat e shoqërisë për t’i përjashtuar këto kontingjente mos prisni që të gjitha t’i bëj shteti. Komuniteti i pari”, tha Meçaj.

Ndërkohë, për panelistin Gent Malko edhe përse vendet e BE-së nuk e përdorin dënimin me vdekje, në vendin tonë duhet të rikthehet.

“Ngjarja shumë e rëndë, në momentin që e dëgjon lajmin, gjykimi ndikohet edhe nga gjendja emocionale. Nëse bëjmë një analizë të ftohtë, qëndrimet përsa përket dënimit me vdekje ndahen nga pikëpamja ideologjike. Sot gjithë vendet e BE, me protokollin 6 të konventës evropiane në vitin 85  kanë rënë dakord për ta hequr dënimin me vdekje. Është paraprirë nga një lëvizje e filozofëve francez, ku ata thonin se s’duhet të ekzistojë burgjet, me qëllimin se dënimi duhet të jetë për të rehabilituar atë dhe jo për të dënuar dikë. Në bindjen time them se dënimi është drejtësi, duhet dhënë për të ndëshkuar. Në Shqipëri dënimi me vdekje duhet të jetë, nuk është rasti i vetëm sepse po të ishte rasti i vetëm në një periudhë 30-vjeçare, kemi rastin e Dibrës, e përdhunoi një fëmijë dhe e vari me lidhësen e këpucëve”, u shpreh Malko.

Sakaq, Arben Skënderi është i mendimit se për rastin konkret, vrasjen e Mateos, duhet të jepet dënimi me vdekje.

“Jam pro rastit konkret por në aspektin social po ta shoh më gjerë kjo nuk është zgjidhej, është elementi fundor, zgjidhje duhet të vijë nga të gjithë parametrat e tjerë. E kuptoni sa shoqata ka që merren me mbrojtjen e fëmijës dhe sot nuk ka asnjë zë, por marrin fonde pafund. Nuk është thjesht shteti, janë të gjitha hallkat. Ky është realiteti i të gjithë fëmijëve shqiptarë”, tha Skënderi.

8-vjeçari Mateo Vasiu u vra në mënyrë makabër nga Klodian Çalamani, i cili pasi e goditi vogëlushin dy herë pas koke me lopatë dhe i mori jetën, e groposi në një gropë brenda në shtëpinë e tij. Kjo vrasje solli revoltimin e familjarëve të Mateos, por edhe nga qytetarët të cilët kërkojnë dënimin e autorit me vdekje. Për këtë ata kanë nisur mbledhjen e firmave në qytete të ndryshe të vendit për një peticion për të rikthyer dënimin me vdekje.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Rexhep Ustai: 19/11/2021 08:41

    Edhe une jam dakord qe denimi me vdekje te mos zbatohet vend e pa vend por monstra te tilla si Shpetim Ziza Ridvan Zykaj dhe se fundmi Klodian Calamani duhet te qerohen e jo te qendrojne ne burg qofte me burgim te perjetshem

    Përgjigju
  • O pleher: 19/11/2021 07:01

    Po te kishte femija jot cafare do beje ti ? Ik njeri pis

    Përgjigju
  • Ymeri: 19/11/2021 03:37

    Kjo gjikondi qenka cmendur fare. ..po sikur te te vrasin djalin ty moj gjikondi si do flasesh. ..te kesh turp...grua 60 vjece....ptu...

    Përgjigju
  • Qobani: 19/11/2021 00:15

    Populli kurr nuk flen,i din të gjitha,ju vështroni të gjith ata të cilët jetojn nkorriz t'huaj ju ngushtohet shpirti,ju ranohet trupi përgaditen me hy në shishe,ashtë ngushllak i madhë,duan të shlirohen,me ba vetvrasje rilindin memeca,bajn plane dhe kurtha,si të shlirohen vetë,me i mbet dikujt ndor me ja mar mëkatet,dhe me fitu të drejten e rilindjes Vehdisohuni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite