Ekipi i futbollit të Skënderbeut ndodhet në një situatë kaotike sepse prej kohesh futbollistët nuk kanë marrë rrogat, raporton gazetarja e Report Tv në Korçë, Gladiola Hoxha. Ditën e sotme ekipi i Skënderbeut ka vendosur të mos dalë në stërvitje duke shprehur në këtë mënyrë reagimin e tyre për shkak të mospagesës.
Kjo cështje është biseduar edhe më herët nga lojtarët me trajnerin Ilir Daja. Ky i fundit është munduar ti qetësojë lojtarët, por ata kanë qenë të vendosur duke braktisur fushën në shenjë revolte. Presidenti Takaj nuk ka bërë ende reagimin e tij dhe pse behet e ditur se ky problem ka prekur jo vetëm klubin e Skënderbeut por edhe të tjerë kanë të njëjtin problem.