Revoltohet Arben Derhemi:Kumbaro
s’ka luajtur as gishtin per teatrin

Revoltohet Arben Derhemi:Kumbaro<br />s’ka luajtur as gishtin per teatrin<br>
Ky është Arben Derhemi, aktori që e kërkon dhe e ëndërron si askush tjetër teatrin, skenën, risitë. Regjisori i njohur, Milto Kutali, e di mirë këtë. Derhemi është i aftë të rrëmbejë zemrën e publikut në skenë.

E gjejmë gjatë provave bashkë me regjisorin, në një skenë të vogël të Teatrit Eksperimental. Luan rolin e Rudit në dramën “Në Lindje të Berlinit”, të shkruar nga autorja Hannah Moscovitch. Ndërsa flet për rolin për Shqiptarja.com, papritur shpërthen në kritika për mosmbështetjen nga Ministria e Kulturës.

“Do t’i ofrojmë një vepër, që është punuar me dashuri dhe seriozitet të jashtëzakonshnëm. Punojmë dhe kalisim durimin si në teatër, ku s’ka salla, s’ka asgjë", deklaroi aktori i njohur.

Si duhet zgjidhur?
Problemi është se gjithçka shkon në vesh të shurdhër, nuk e di cfarë duhet të bëjmë më. Një ministre, që rri katër vjet, nuk ka bërë asgjë, nuk ka luajtur as gishtin për teatrin në përgjithësi, vjen dhe vihet prapë ministre, pastaj nuk ka kuptim që të diskutojmë më, se unë nuk kam çfarë diskutoj më me të. Një njeri që nuk ka bërë asgjë për teatrin, njeri që nuk ka bërë asgjë për statusin e autorit, për të ardhurat tonë, ne jemi tri herë më keq se pesë vjet më parë”, tha Derhemi.

Shfaqja ngjitet në skenë me pjesëmarrjen e aktorit të shquar Ahmet Pasha, që luan rolin e një ish mjeku të kampit të Aushvicit.

 “Transmeton një mesazh shumë të rëndësishëm, sepse kemi të bëjmë me një nga ish-kriminelët e luftës naziste në atë kohë, një figurë si shumë figura tjera të nazizmit shumë të urryera, që kanë bërë krime kundër njerëzimit”, theksoi Pasha.

Mëkatet e etërve nazistë do t’i sjellin të përjetuara edhe aktorët Blendi Arifi dhe Ina Morinaj,

Shfaqja “Në Lindje të Berlinit” jepet për herë të parë në Shqipëri, e mbështetur nga Ambasada Kanadeze dhe do të ngjitet në skenë në datat 16 e 17 dhjetor, 19 deri deri në 24 dhjetor dhe 26 deri më 28 dhjetor në sallën e re “Gëte në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat

Delvinë/ Zjarr i madh mes fshatrave Vllahat dhe Kostar, flakët rrezikojnë banesat