Skandali i Onkologjikut, revoltohet Erion Braçe: Kjo që ka ndodhur është çnjerëzore dhe e neveritshme, po ajo shefja që dilte dhe i mbronte çfarë bën, pse nuk ikën?

*Reagim i deputetit socialist Erion Braçe pas skandalit në spitalin e Onkologjikut. 

“Çnjerëzore!

Çnjerëzore!

Ajo që ka ndodhur me një grusht mjekësh në klinikën Onkologjike është e tillë- çnjerëzore.

Ata vetë janë dëshmuar të tillë!

Dua që të jenë vec ai grusht, të mos ketë funksionuar ajo shprehja “sheh rrushi rrushin e piqet” për keq, në Maldive!

Shikoni, të bësh populistin në një ngjarje si kjo është e thjeshtë, merr gjithë vlerësimin e dashurinë e njerëzve;

Por është po aq çnjerëzore sa akti i atij grushti mjekësh kundër njerëzve në nevojë mjekësore, familjareve te tyre.

Ndaj duhet të jemi të drejtë, racionalë, që kjo të mos përsëritet më.

Çfarë ka ndodhur e që është në dritë të diellit më në fund, e pastimuluar nga organet ligjzbatuese-thjesht e dokumentuar prej tyre, është komunikim mes mjekësh dhe sistem i krijuar prej tyre; i paligjshëm dhe vetëm mes tyre;

Këtë nxorrën hetimet! Ministër, zv ministër etj nuk hyjnë në këtë akt, nuk janë përfshirë në këtë sistem!

Pra, ka qenë një sistem çnjerëzor i tyre, atij grushti mjekësh!

Por dëshmon;

1. Sistemi i referimit, 2. Sistemi i pranimit ne spital, 3. Sistemi i planifikimit, 4. Sistemi i listës pritëse, 5. Sistemi i tarifës publike, 6. Sistemi i kontrollit te kostove buxhetore për çdo të sëmurë, 7. Sistemi i kontrollit dhe transparenca e tyre, nuk kanë funksionuar.

Mbi to, ai pushtet i drejtuesit te klinikës, por edhe i këtyre mjekëve-të pranoj unë, të planifikoj unë, të operoj unë, ta kam jetën në dorë unë, është kthyer në sistem të tyre, ushqyer nga grykësia e neveritshme!

Në këtë pikë, kam një thirrje për shefen e asaj klinike;

Mendohu, vlerëso, merr përgjegjësi dhe largohu nga drejtimi. E thjeshtë dështove; shkove përtej me atë xhiro llafesh që ke konsumuar me ata mjekë për të tjerë mjekë korrekt aty!

Në anën tjetër, Qeveria, ministria ka drejtimin politik të sektorit, bën politika dhe gjen paratë publike për të paguar këto politika;

Të blesh me milionë euro teknologji për terapi të fundit, dëshmon se ke qenë aty; por që një grusht administratorësh e mjekësh të mos ti vënë në punë qëllimisht, nga korrupsioni, nga padija apo mos organizimi, kjo të ndodh prej më shumë se nje viti, dëshmon se sistemi i kontrollit edhe në këtë nivel nuk ka funksionuar!

Shikoni, mua më kanë qeshur për ato kontrollet që bëja në pikë të mëngjesit, nuk isha teknologjik; e bëja qëllimisht, nuk doja të shihja analizat në letër të sistemeve-të rreme, doja të shihja me sy;

Ja që qenkan të domosdoshme, siç është e domosdoshme të flasesh me njerëzit në këto klinika, në to vjen e gjitheë Shqipëria!

Veç punë është edhe njerëzillëk!

Kjo nuk duhet të mungojë!

Në fund;

Nuk dua që kjo ngjarje çnjerëzore të harrohet nesër-dita e tretë; për mua duhet të jetë ato jo për të përndjekur kënd, por si një linjë e kuqe ku nuk duhet të arrihet!

Në anën tjetër, e gjitha kjo, nuk duhet të shërbej për të nëmur shërbimin publik, larguar njerëzit në nevoja mjekësore nga ky shërbim apo lënë të varfërit pa shërbim mjekësor!

Nuk dua që kjo të vlerësojë gabimisht, mbivleresojë e  të çojë njerëzit drejt sistemit privat, monopolit spitalor e të shtrenjtë.

Mos e bëni këtë!

Mos i braktisni mjekët që ndershëmrisht e me përkushtim ju kanë shërbyer prindërve tuaj, ju kanë pritur ju, ju kanë rritur, kanë pritur fëmijët tuaj dhe po i rrisin shëndetshëm ata.

Xh.K/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nors: 28/06/2024 11:38

    Super Erjoni,perhere i drejte,teper i sakte

    Përgjigju
  • Erion: 27/06/2024 18:55

    Nuk ka legen me te madh se kundershtuesi i disenjuar i qeverise! Na ben si zeri i se drejtes ky sikur nuk vjedh bashke me shoket. Cuni ndryshe, me norma, kundra rrymes. Ka 11 vjet ne qeveri dhe surprizohet cdo here nga keto qe ndodhin. Pi birra erion pi

    Përgjigju
  • Bobi: 27/06/2024 18:42

    Ky a nuk ishte zv kryeminister. Kujt i ankohesh o kone

    Përgjigju
  • maksi: 27/06/2024 17:19

    erion kurva...perdridhet si kurve para sukseseve te ridhjerjes....

    Përgjigju
  • Maks: 27/06/2024 13:19

    Brace fajin e ka sistemi qe keni perqafuar jo mjeket Pse nuk benin mjeket keto gjeta ne kohen e xhaxhit Mjeksia falas ishte por doktoren nuk vdisnin njetezit per tu marr lek Eshte i eger kapitalizmi deputet duhet ti marrim te gjitha te mirat dhe te keqiat

    Përgjigju
  • eri: 27/06/2024 12:05

    ku i blen ilacet ti erion ?

    Përgjigju
    • Fred: 27/06/2024 12:30

      Ilacet sigurohen nga shteti dhe vidhen nga vrasesit dhe pacientet e familjaret e tyre ne vend qe te rrijne e ankohen, te denoncojne çdo rast e te mos pranojne te pavlguajne nen dore.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së

Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së