Revoltohet Luana me mediat: Unë
nuk pi hashash, nuk jam si ata

Revoltohet Luana me mediat: Unë<br />nuk pi hashash, nuk jam si ata
Luana Vjollca ka reaguar sot publikisht për të përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar në media ditën e djeshme.

Në një video të publikuar në Snapchat, Luana shfaqej duke tymosur një cigare, që disa media e kanë interpretuar si cigare hashashi dhe e kanë konsideruar vajzën e ekranit si 'shembull të keq' për fansat e saj, që mbase shtyhen të provojnë të njëjtën gjë.

Luana këtë herë zgjodhi të mos heshtë përpara lajmeve të tilla dhe shprehu hapur në Instagram indinjatën e saj, ashtu si dhe u shpreh kategorikisht kundër konsumimit të lëndëve narkotike. 

"Asnjehere gjate gjithe ketyre viteve pavarsisht sa shume me kane cenuar e madje dhe lenduar lajme te paverteta skam zgjedhur ti demantoj publikisht sepse mesova qe "ata" kete pune kane. Nuk zgjohem dot sot te shoh kete lajm kete titull kete foto timen te perkthyer sipas menyres se tyre dhe mos flas !! "Kete shembull nga une" !! Sepse kjo sjam une! Sepse une jam kundra,si askush,cdo lloj vesi te tille! Madje shkoj deri atje sa i gjykoj njerezit per te tilla vese! Ata e dine. Kjo eshte nje cigare,duket qarte,e fakti qe se pi kurre me shtyu ta postoj ne snapchat per gallate nje video.Por harrova qe ketu tendenca per te te bere cfare sje eshte me e madhe se cdo lloj deshire tjeter njerezore vetem e vetem qe edhe une te jem si "ata". Por sjam! Ndaj mesazhi im eshte te jeni ndryshe,te jetoni paster,mos ti bashkoheni kesaj shoqerie,ketyre veseve!!! Mos te konsumoni kurre te tilla "pislliqe" pavarsisht gjithe presionit te madh qe do keni nga ata qe ju rrethojne.Do ju thone eshte normale,ti qe se pi sje normale. Atehere zgjidh "mos te jesh normale" !! Une kete kam zgjedhur e keto lajme se ndryshojne dot faktin qe une jetoj paster pa asgje te tille ne jeten time."
luana vjollca
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha

Me urdhër të SPAK, Policia aksion në disa qytete, zbatohen masa sigurie të lëshuara nga GJKKO! Pamje nga Lezha