Revoltohet motra e Encës: T'ju
vijë turp për lajmet që publikoni

Revoltohet motra e Encës: T'ju<br />vijë turp për lajmet që publikoni
Motrat Haxhia ‘se ç’kanë një gjë’ që i bën qendër të vëmendjes dhe objekt diskutimesh e komentesh. Jemi mësuar të shohim Encën të shfaqet kudo në rrjete sociale dhe media të ndryshme, por këtë herë motra e saj e vogël, Uindi, i ka bërë gjërat e qarta njëherë e mirë, për të gjithë!

Gjithçka ka filluar pas publikimit të një lajmi në një portal online, ku 15-vjeçarja quhej ‘e ekzagjeruar’, ‘e frikshme’, ‘kopje e Encës’, ‘mjeshtre e photoshop-it’ dhe të tjerë terma të këtij lloji.

Me moskokçarjen tipike të një adoleshenteje, Uindi si një motër e vogël e mirë, ‘i doli në mbrojtje’ Encës dhe vetes, duke shpjeguar mbase për herë të parë e të fundit, që do të vazhdojnë kështu, me të njëjtin ritëm që e kanë nisur.

“Unë dhe shumë persona të shekullit 21 shohim një femër që po jeton dhe shijon jetën e saj, e cila ka arritur që pasionin e saj ta kthejë në profesion dhe është super e suksesshme në atë çfarë bën. Në anën tjetër disa krimba të shoqërisë sonë, mbushin rrjetet sociale me negativitetin dhe urrejtjen e tyre, por janë po ata persona që do donin të benin dhe të arrinin gjërat që Enca bën sot! Sa për “modelin që nuk duhet ndjekur” për mua nuk ka model më të mirë se sa një person që është gjithmonë vetvetja, të frymëzon për të ardhmen dhe të tregon se nëse e do vërtet diçka me pasion dhe punë mund ta arrish. Sa për look-un e “ekzagjeruar” mendoj se duhet t’ju vijë turp për lajmin që jeni duke më percjellë mua a.k.a (brezit të sotëm). Jeni duke treguar se jemi akoma në një shoqëri maskiliste dhe se një femër gjithmonë do të komentohet për trupin e saj. Por, jam unë e para që nuk e toleroj këtë gjë. Sa për “UINDIN”, Po. Më pëlqen MakeUp-i. Më pëlqen të eksperimentoj me look-un tim. Vë lente. Vë wigs (paruke), extensions… Por tek e fundit qëllimi im është : Të frymëzoj vajzat të jenë gjithnjë vetvetja, ta duan trupin e tyre çfarëdolloj përmase apo forme dhe në fund të fundit të mos kenë frikë ta shprehin veten me anë të pamjes së tyre dhe nëse gjatë kësaj rruge mund të mësojmë disa gjëra rreth makeup-it dhe flokëve ateherë PSE jo?”  
uindi haxhia
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë