Revolucion te Vllaznia, largohen Marku dhe Zogovic! Shkodranët zyrtarizojnë dy afrime

Revolucion te Vllaznia, largohen Marku dhe Zogovic! Shkodranët zyrtarizojnë dy afrime

Redon Dragoshi, Bojan Zogovic dhe Konstantin Cheshmedjiev

Vllaznia është duke bërë ndryshime të shumta këtë merkato vere. Pas largimit të trajnerit Goce Sedloski dhe emërimit në stol të Migen Memellit, ndryshimet në kampin shkodran vijojnë edhe me futbollistët. Largimet e Gurishtës, Bulatovic, Hoxhaj apo Latifit, sot i janë shtuar edhe Marku me portierin Zogovic. Nëse në dalje ka pasur shumë emra, Vllaznia është kujdesur që edhe afrimet mos mungojnë.

Kuqeblutë kanë zyrtarizuar sot afrimet e Konstantin Cheshmedjiev dhe Redon Dragoshi. Nëse i fundit është një emër i njohur për shkak të aktivizimit të tij me Kukësin dy sezonet e fundit, për maqedonasin është risi kalimi në elitën e futbollit tonë.

Konstantin Cheshmedjiev ka një eksperiencë të madhe në Maqedoninë e Veriut, teksa është shpallur kampion me Rabotnickin, Shkëndijën dhe Shkupin. Shtatëlarti premton forcë në qendër të mbrojtjes, ndërsa Dragoshi duket se është afruar për të zëvendësuar të larguarin Gurishta.

Të larguarit nga Vllaznia: Zogovic, Kruja, Shehi, Bulatovic, Hoxhaj, Kaina, Gurishta, Latifi, Aralica, Herald Marku.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë