'Revolucioni' i Berishës me vetëm disa mijëra 'ithtarë', forca e ish-Kryeministrit jo më shumë se 'çerek stadiumi'
Pamje ku duket qartë se pjesa më e madhe e stadiumit ishte bosh
Me një aksion të nisur që prej 4 muajsh, organizoi 27 'Foltore' në të gjithë Shqipërinë, angazhoi të gjitha burimet e veta financiare, politike, familjare, mediatike vetëm që të arrinte sot në ditën ku do të tregonte të gjithë që demokratët ende e duan, që shqiptarët 'mezi presin' ta bëjnë Kryeministër. Rezultati? 'Revolucioni' i Berishës me vetëm disa mijëra ithtarë duket se fatin e tij e ka të parashkruar.
Në ato foto që Shqiptarja.com ka siguruar duket qartë se Berisha ka përdorur vetëm gjysmën e stadiumit për Kuvendin e tij. Gjysma e stadiumit i bie pak më shumë 11 mijë. Nga pamjet shikohet se një pjesë e mirë e vendeve në gjysmës së përdorur janë bosh, madje disa të mbuluara edhe me flamuj. Berisha dhe grupi organizator nuk kanë lejuar mediat të jenë brenda në stadium, duke e bërë të pamundur sigurimin e pamjeve dhe për të pasur një panoramë edhe më të qartë.
Në pamundësi për të verifikuar nga terreni shqiptarja.com komunikoi me burime nga brenda stadiumit që shprehen se në stadium nuk kanë qenë më shumë se 7 mijë persona.
Ky 'revolucion' i Berishës të ngjan fiks me ato dhjetëra tentative të Bashës për ta 'rrëzuar' Ramën nga sheshi. Basha i dështonin angazhimi se 'kjo është dita e fundit e Ramës' pikërisht se nuk mbulonte më shumë se gjysmën e Berishës. Nëse ish-Kryeministri do t'i kishte marrë delegatët dhe militantët e tij sot në shesh, pamjet do të ishin të njëjta.
Sot Berisha tregoi forcën e tij të vërtetë politike. 8 vite pasi shqiptarët i treguan rrugën, të njëjtin mesazh e ka marrë edhe sot, 'një shuplakë' edhe më të fortë!
Pamje ku duket qartë se pjesa më e madhe e stadiumit ishte bosh
Pamje nga një kënd tjetër e stadiumit
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.5%
-
Jo
44.2%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
Koncesioni i Sterilizimit/ Beqaj: Gjykimi im politik! Berishën, Vokshin e Vasilin do i thërras në gjyq të ma thonë në sy fjalën “hajdut”
26 Janar, 09:27
-
Shteti Bektashi, Berisha e sulmon dhe e quan projekt antikushtetues dhe antishqiptar: Edi Rama, thikë pas shpine besimit mysliman
25 Janar, 20:08
-
Berisha lëshon gojën ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë: Ilir Beqja një debil!
25 Janar, 14:15
-
Berisha flet me nostalgji për Enver Hoxhën: Në regjimin e tij pasuritë ishin të shtetit, kurse sot të këtyre hajdutëve (vetë i pandehur për aferën 'Partizani')
24 Janar, 21:52