'Revolucioni' nisi për përmbysje dhe bitisi te pazari

'Revolucioni' nisi për përmbysje dhe bitisi te pazari

Gazment Bardhi dhe Sali Berisha

Në dallim nga pushteti, opozita ka në dorë fjalën, të vërtetën dhe moralin.

Një ‘opozitë’ që ka përdhosur moralin, mohon në mbrëmje ato që ka thënë në mëngjes dhe fjalën e përdor vetëm për hallet e saj, nuk mund të shndërrohet kurrë në alternativë për njerëzit.

Dëmi më i madh që i bëhet kauzës opozitare është induktimi i idesë se nuk ka vlerë morali dhe e vërteta për sa kohë që ne mund ta shtyjmë me pazare. Njerëzit e kuptojnë, ndaj ata nuk janë optimist, nuk entuziazmohen dhe nuk i bashkohen pakënaqësisë për të bërë ndryshimin. Ndaj dhe pazari që synohet sot me PS dhe Edi Ramën në emër të ‘bashkimit’ dhe të ‘vullnetit të demokratëve’, nuk është gjë tjetër vetëm se tallje me demokratët dhe me njerëzit.

Pazari që duan të arrijnë është ky: Një zëvendës Non Grata ta çojnë te Reforma Zgjedhore dhe Zëvendës Non Gratën tjetër te drejtimi i Grupit Parlamentar. S’ka kënaqësi më të madhe dhe arritje më të jashtëzakonshme për qeverinë, që përballë të kenë zëvendësit e Non Gratës dhe të kenë pushtet të përjetshëm dhe të pakufishëm për gjithçka.

Ata që deri dje akuzonin PD zyrtare për të shitur dhe të marrë peng nga pushteti, sot kanë lëshuar tellallët e tyre mediatikë për të mbajtur gjallë fitoren e ‘revolucionit’ me pazar dhe marrëveshje.

Ata që deri dje luftonin për përmbysje pushteti, sot i gëzohen ndonjë lëshimi nga goja e Spiropalit për të thënë që ia arritëm qëllimeve. Ku ishim? Asgjkundi! Çfarë u arrit? Asgjë prej gjëje!

Ndaj PD zyrtare duhet të ndërtojë rrugën e vet, duke gjetur ura komunikimi me njerëzit dhe me atë pjesë të shoqërisë që janë neveritur nga kjo sjellje e pamoralshme, që e trajton votuesin si fëmijë të vogël me të cilin edhe mund të tallesh edhe mund ta gënjesh, sepse nuk të kupton. Ndaj PD duhet të marrë sa më parë vendim për ata deputetë që nuk përfaqësojnë më interesat e demokratëve, por interesat e “Non Gratës” dhe të karriges së tyre.

Në funksion të qartësisë dhe të ndërtimit të rrugës së saj, pa parë dhe pa pritur se ç’bëhet përreth dhe me të tjerët, por duke pasur mision dhe synim të qartë për të bashkëpunuar vetëm me njerëzit dhe duke ndërtuar një politikë me fytyra njerëzore, të pastra dhe pa peshën e pazareve të së kaluarës./Java

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka