Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është gati të "dërgojë trupat turke në Libi" nëse qeveria e kryeministrit Fayez al-Serraj "do ta kërkojë atë".
Është kjo lëvizja e fundit e presidentit turk në frontin libian, pas marrëveshjes për kufijtë e rinj detarë të nënshkruar në Stamboll një javë më parë.
Erdogan sqaroi për TV shtetëror turk ‘Trt TV’ se vendimi do të ishte i ligjshëm sepse "edhe nëse ekziston një embargo e OKB për furnizimin me armë, qeveria libiane mund t'i kërkojë një shteti tjetër që të vendosë forcat e tij në to në Libi".
Sa i përket embargos së armëve, ajo nuk është respektuar deri më tani nga Turqia, e cila ka dërguar dhjetëra automjete të blinduara dhe dronë lufte.
Erdogan deklaroi se nëse ai do marrë vendimin për të dërguar trupa: "Unë nuk do të kërkoj lejen e askujt". Ai shtoi gjithashtu se Turqia dhe Libia mund të kryejnë kërkime të përbashkëta për fushat e gazit në Mesdheun lindor, tani të përfshira në ujërat e tyre territoriale.
Sidoqoftë, marrëveshja midis dy vendeve ka irrituar Greqinë dhe Egjiptin dhe prapëseprapë duhet të miratohet nga OKB për të pasur vlerë ndërkombëtare.
Ankaraja, në brigjet e Qipros, ka dërguar tre anije për eksplorim pa një marrëveshje me qeverinë qipriote dhe është në përplasje me vendet e tjera të interesuara, veçanërisht me Greqinë, Italinë dhe Izraelin.
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
25%
-
Keq
60.8%
-
Nuk e di
14.2%
Vota total: 1623
Lajme të tjera
-
Erdogan telefonon Putin për të uruar për zgjedhjet
18 Mars, 21:57
-
Premtimi i fundit i Erdogan: A do tërhiqet vërtet nga politika?
16 Mars, 08:32
-
Turqi, Erdogan: Zgjedhjet e 31 marsit janë të fundit për mua
9 Mars, 14:54
-
Kryeministri Edi Rama, udhëton nesër drejt Ankarasë, pritet firmosja e disa marrëveshjeve me Turqinë
19 Shkurt, 17:50
-
Meloni në Turqi, arrin tjetër marrëveshje për emigrantët
21 Janar, 15:42
-
Rivalitet mes Turqisë dhe Rusisë në Azinë Qendrore
15 Janar, 21:31
-
Erdogan: SHBA dhe Britania po e kthejnë Detin e Kuq në një det të mbushur me gjak
12 Janar, 13:00
-
Grusht arbitrit, arrestohet presidenti i klubit turk! Reagon edhe Erdogan, përjashton nga partia përgjegjësin e dhunës
12 Dhjetor 2023, 12:41
-
Erdogani akuzon Perëndimin për “barbarizëm” dhe islamofobi në luftën në Gazë
9 Dhjetor 2023, 16:24
-
Presidenti turk dje në Athinë, mediat greke për protokollin e sigurisë të Erdogan: Nga truproja ‘hije’ deri tek 47 leje armësh
8 Dhjetor 2023, 08:01
-
Scholz pas takimit me Erdogan në Gjermani: Dialogu me presidentin turk është kyç në momente të vështira
17 Nëntor 2023, 21:54
-
Erdogan i dërgon Parlamentit turk protokollin për pranimin e Suedisë në NATO
23 Tetor 2023, 18:56